|E hënë, Tetor 23, 2017

Debitoret ndaj CEZ-it perjashtohen nga tenderat. 

q (2)    Tirane – Asnjë kompani private nuk do të mund të marrë pjesë në tenderat publikë pa paraqitur një vërtetim që ka shlyer faturat e energjisë. Vendimi ku vendoset rregulli i ri është miratuar dje nga Këshilli i Ministrave, me qëllim ndërgjegjësimin social të pagesës së energjisë elektrike si një mall konsumi, por edhe për të përmirësuar financat e kompanisë së furnizimit me pakicë “CEZ Shpërndarje”. “Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik, që është i regjistruar në Shqipëri. Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e operatorit ekonomik, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë. Furnizuesi i energjisë elektrike është i detyruar që ta lëshojë këtë vërtetim jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik”, përcakton vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave.

Lejet minerare

Propozimi për këtë ndryshim ka ardhur nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pasi përllogaritet se borxhi i subjekteve juridike private ndaj kësaj kompanie është i konsiderueshëm.
Gjithashtu, ndryshime janë bërë edhe në vendimin e qeverisë “Për dhënien e lejeve mjedisore, me qëllim shfrytëzimin minerar”. Edhe këtu, të gjitha subjektet që do të aplikojnë pranë QKL për nxjerrjen e dokumentacionit përkatës dhe ushtrimin e aktivitetit, do të duhet të paraqesin një dëshmi që vërteton shlyerjen e detyrimeve të faturave energjetike. Në rast të mungesës së këtij vërtetimi, subjektit do i refuzohet lëshimi i lejes minerare dhe do i bllokohet licenca e ushtrimit të aktivitetit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ndryshimet ligjore synojnë disiplinimin e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë elektrike dhe nuk cenojnë asnjë të drejtë tregtare të tyre. “Në çdo rast, kërkuesi është i detyruar që përveç një ose disa vërtetimeve që provojnë kapacitetin financiar, të përcaktuara në shkronjën ‘Ç’, të paraqesë detyrimisht edhe një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të energjisë elektrike për kontratën/at e energjisë që ka kërkuesi, i regjistruar në Shqipëri. Mosplotësimi i këtij kushti përbën shkak për refuzimin e aplikimit, përveç rasteve kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë. Furnizuesi i energjisë elektrike është i detyruar që ta lëshojë këtë vërtetim jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik”, përcakton vendimi i djeshëm i qeverisë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Të pasurit e botës, ku jetojnë ata ?!

Kompania për hulumtimin e tregut New World Wealth ka publikuar listën e dhjetë vendeve më të pasura duke marrë si...

Close