|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

DEGJENERIMI I NJË POPULLI VJEN NGA INDIVIDËT PA MORAL 

Nga EDMOND PETRAJ – Degjenerimi i një populli të tërë është mishërim i degjenerimit të individit. Pra është ky imazh i degjenerimit që shfaqet kudo dhe tregon shenjën e sëmundjes së rëndë si në administratën qeveritare, kulturën, arsimin, religjionin etj.

Degjenerimi mund të jetë edhe fryt i një qeverisje të keqe, por mund të jetë edhe fryt i farave religjioze ideologjike-politike të ardhura nga jashtë për të dëmtuar shoqërinë dhe infektuar atë me mentalitetin e tyre bjerrës dhe rrënues për identitetin dhe qenien kombëtare.

Kështu që nëse politika e një shteti, qoftë me ose pa vullnetin e saj ecën drejt shpopullimit të vendit, dhe degjenerimit të qytetarit, sepse reduktimi i popullsisë shkakton uljen e fuqisë së brendshme dhe vullnetit të qytetarëve për të jetuar me dinjitet dhe luajtur rolin që i takon brenda shoqërisë, nëse shteti nuk arrin të kuptojë nyjet e artit të qeverisjes për të kuptuar në njërën anë mbipopullimin dhe në anën tjetër mundësinë ose pamundësinë për të realizuar vetveten dhe qytetarin, atëherë kemi të bëjmë me atë që shtetarët merren me teori të çmendura, të cilat duke mos i njohur këto nyje, prodhojnë mashtrime botërore, urinë, varfërinë, sëmundjet e ndryshme sociale, vetëvrasjet, etj., çka vijnë nga mjerimi dhe degjenerimi dhe që janë shkatërrimtare për fuqinë e shoqërisë dhe vendit në përgjithësi.

Në anën tjetër, çdo politikë që drejton njerëzit të emigrojnë, është për të ardhur keq dhe është pasojë e degjenerimit. Sepse popullata duke qenë e varfër për fat të keq, përbuzet nga individë që janë materialisht më të lartë, duke mos u përkujdesur për ta atëherë kjo tregon se për ta, ata janë konsideruar si të pavlefshëm apo të tjetërsuar.

Dhe ky nuk ka emër tjetër pos kulmi i kalbëzimit moral.

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: