|E hënë, Qershor 26, 2017

Deklarata “bombë“ e gjyqtarit: Ka drejtorë bankash që luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëve 

TIranë – Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve Gerd Hoxha, ka bërë një deklaratë “bombë” në takimin e organizuar nga dhoma e Përmbarimit në ambientet e “Rogner”. Hoxha tha se ekzistojnë vendime gjyqësore sipas të cilave drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëve, raporton newsbomb.al.

“Ka plot vendime gjyqësore për njerëz në banka me lidhje me klientët për procedura dhe afera korruptive. Ashtu sikurse ka edhe drejtues bankash, dhe për ta ka vendime që janë të dashuruar me këto lojërat e fatit dhe luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve” deklaroi Hoxha gjatë takimit për problematikën e kredive të këqija organizuar nga Dhoma e përmbaruesve privatë.

Së fundi, gjyqtari me eksperiencë ka dhënë edhe një sugjerim për zv.ministrin e Drejtësisë Eridian Salianji që ishte prezent në tavolinë.

“Ne gjyqtarët nuk jemi engjëj. Por dua të shpreh shqetësim te gjyqtarëve që shpeshherë nuk merren parasysh mendimet e tyre. Kam një rekomandim: të thjeshtohen procedurat dhe të kemi mundësi ekzekutimi. Të shkurtohet procesi”,- tha Hoxha.

alb365/balkanweb

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rezultati në Fier ora 19 https://t.co/ABA57692mC https://t.co/UFiYNtWIy2
11,393 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pas Doshit shkarkohet edhe kreu i PS Shkodër .

Shkodër - Pas vendimit të përjashtimit të Tom Doshit nga Partia Socialiste është shkarkuar edhe kreu i PS në Shkodër,...

Close