|E premte, Prill 28, 2017

Deklarata “bombë” nga opozita: Me një drejtësi të pavarur Rama e ka vendin në burg 

Hap pozitiv për një ligj të nisur dhe të shkruar mbrapsht nga maxhoranca. Kështu e cilëson Enkelejd Alibeaj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i kërkuar Komisionit të Venecias opinionin për ligjin e ri të vlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve.

Enkelejd Alibeaj: Është hap pozitiv në mënyrë që një ligj i shkruar mbrapsht dhe përkundër asaj që Kushtetuta i jepte në mënyrë të plotë instrumenta kryeministrit për të ushtruar influencë të plotë politike ndaj sistemit të drejtësisë.

Nga studio i lajmeve në Ora Neës Alibeaj tha se ligji duhet tu mbyllë gjyqtarëve çdo hapësirë për tiu shmangur rivlerësimit gjë që sipas tij ai i miratuar nga maxhoranca nuk e bën.

Enkelejd Alibeaj: “Këta gjyqtarë e prokurorë nuk duhet tu jepet asnjë lloj mundësie qoftë dhe teorike që për shkak të ngutit apo qëllimeve diabolike tu japë mundësi të shpëtojnë nga rrjeta e procesit të rivlerësimit.

Duke u ndalur tek debati për kultivimin e drogës, Alibeaj tha se një drejtësi e pavarur nesër mundt ë zbulojë gjurmët e kanabisit që kryeministri tenton ti fshehë.

Enkelejd Alibeaj: Ky kryeministër është fare mirë koshient për faktin që gjurmët e krimit, korrupsionit dhe kanabizimit janë dhe nëse do të hapen nga një drejtësi e pavarur, dhe e ardhmja e tij do të jetë thjesht i zi, në burg “

Edhe pse shpreson për hapjen e negociatave Alibeaj e sheh të vështirë përballë, krimit, korrupsionit dhe kanabizimit të vendit./Ora

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vasili merr “timonin” e LSI-së https://t.co/fY6oPfP7p5 https://t.co/paWAt706pI
11,371 people follow ALB365
Twitter Pic Ismaelha Twitter Pic nopalli Twitter Pic PaulG121 Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic Shawncha Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_ Twitter Pic YzatisRo Twitter Pic GloriaBr Twitter Pic 0018b
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
edi rama
Dy rrugët e Edi Ramës.

Tiranë - Në orët që kanë mbetur, kur një miks krenarie kombëtare, urrejtjeje të shfrenuar për çdo gjë serbe dhe...

Close