|E hënë, Janar 23, 2017

Deklarata bombë – Tomislav Karadzic – Ish presidenti i federatës serbe: Droni ishte vepër e Serbisë 

Ish presidenti i federatës serbe të futbollit Tomislav Karaxhiç ka lëshuar një deklaratë të fortë ku pretendon se droni në Beograd ishte vepër e një tradhëtie të brëndshme. Sipas tij Ismail Morina ka qënë pjesë e një organizimi të kryer nga struktura brënda Serbisë.

“Droni në Beograd” ishte vepër e serbve. Këtë ka deklaruar ish presidenti i federatës serbe të futbollit që aso-kohe ishte në detyrë, Tomislav Karaxhiç. Fjalë që kanë tronditur opninion publik në Serbi me Karaxhiç i cili pretendon se Ismail Morina i cili njihet si personi që e lëshoi dronin në stadiumin e Beogradit, ishte thjesht një hallkë e një tradhëtie të ardhur nga brënda Serbisë.

” Nuk kam as dyshimin më të vogël se ajo që ndodhi në Beograd ishte një tradhëti e brëndshme. Ismail Morina mund të ketë qënë pjesë, por ka pasur mbështetje nga struktura serbe. Nuk mund ta besoj që dikush të vijë nga Shqipëria në Beograd, të ngjitet në çatinë e një kishe dhe të lëshojë një dron. Kjo nuk ndodh pa mbështetjen e dikujt këtu. Duhet guxim për të realizuar një operacion të tillë, të bësh gjithcka kundër vendit tënd, ekipit tënd dhe interesit kombëtar, në sytë e të gjithë Europës. Bravo.” deklaroi Karaxhiç për të përditshmen serbe “Informer”.

Ish kreu i federatës serbe, aludon gjithashtu se të njëjtët persona që organizuan lëshimin e dronit mbi Beograd janë përgjegjës edhe për ngjarjen e Xhenovas, ku huligani Ivan Bogdanov dogji flamurin shqiptar përpara ndeshjes Itali-Serbi.

Ndërkohë që më 14 tetor të vitit 2014 pas shfaqjes së dronit me flamurin e shqipërisë së madhe  gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, nisi një dhunë e paprecedentë ku huliganët serb sulmuan lojtarët e kombëtares shqiptare.

Pas një betejë ligjore që zgjati për 9 muaj, gjykata e arbitrazhit sportiv i dha 3 pikët në tavolinë Shqipërisë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ditën police dhe natën modele https://t.co/mIChDx8fzR via @wwwalb365com
503 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Prishjet anës Gjanicës, mbërrijnë 34 dokumentat për shpronësimet e para.

Fier - Kanë mbërritur 34 zarfat e parë  për 34  persona që kanë ndërtime anës lumit Gjanicë të cilat do të prishen nga INUK për ti hapur rrugën zbatimit të...

Close