|E premte, Dhjetor 15, 2017

Del në dritë dokumenti i Misnistrisë së Brëndëshme . 

65829020f6ea67f48aa759d3dd32c68a_XLLushnje – Letra e ministrisë së Brendshme shqiptare në vitin 1920 po bën xhiron në rrjetet sociale, dhe është një informacion i detajuar mbi atë që ka ndodhur në punimet e kongresit të Lushnjes. Kërkohet nëpërmjet këtij telegram që populli të njoftohet sa më shpejt për vendimet e këtij kongresi.

Lushnje, më 31 janar 1920

Telegrami i njoftimit të punimeve të Kongresit të Lushnjës. Filloi punë rregullisht më 28 Janar.
Lushnjë 31 janar 1920
Prefekturave
Është e ditur prej gjithë popullit që këtu në Lushnjë u mbajt një kongres kombëtar, i përfaqësuar prej gjithë viseve të Shqipërisë, veç Shkodrës, Lezhës dhe Krujës, delegatët e të cilëve të zgjedhur prej popullit të këtyre krahinave nuk mundën t’i mbërrijnë bisedimet.
Kongresi i përgjithshëm i kombit shqiptar u shkaktua prej këtyre arsyeve që numërohen më poshtë:
1-Dëshpërimi i madh që ndjeu populli pas lajmeve të fundit për vendimin e fuqive të “Antantës” për copëtimin e Shqipërisë.
2-Vendimet e qeverisë së Durrësit, jashtë tagrit dhe kompetencës që i pat dhënë Kongresi i Durrësit.
3-Pengimet që ka treguar qeveria e përkohshme për ndalimin e senatorëve, e vendosur prej Kongresit të Durrësit, sipas dëshirës së popullit, përzënia e tyre me turp prej Fejzi Alizotit.
4-Anarkia dhe paqetësia që mbretëronte në të gjithë viset e Shqipërisë, shkaktuar prej pakujdesisë së qeverisë së përkohshme të Durrësit.
5-Mosvijimi i delegatëve nëpër detyrat e tyre në Durrës e largimi prej detyrës pa arsye.
6-Ndalimi zyrtar e intrigat dhe vrasjet politike të përdorura për prapësimin e mbledhjes të kongresit kombëtar të Lushnjës, i dëshiruar prej gjithë kombit shqiptar për t’i dalë zot atdheut që ndodhet në rrezik.
Këto arsye dhe të tjera shtrënguan popullin mbarë të mblidhen sa më shpejt në Lushnjë më 21 janar 1920. Këtë ditë filloi seanca e parë e mbledhjes, por duke qenë se të gjithë delegatët nuk ishin mbledhur, priti e filloi punë rregullisht më 28 janar.

Vendimet e kongresit të votuara njëzëri prej përfaqësuesve fuqiplotë të popullit janë:

1-Rrëzimi njëzëri i qeverisë së përkohshme të Durrësit.
2-Zgjedhja e mërgatës shqiptare pranë konferencës së paqes në Paris me këta anëtarë: Imzot Luigj Bumçi, Mehmet Konica dhe z.Mihal Turtulli.
3-Zgjedhja e Këshillit të Lartë për të përfaqësuar mëvetësinë e shtetit shqiptar deri sa të vijë mbreti në fron në Shqipëri. U zgjodhën shkëlqesia e tij Aqif pashë Elbasani, z.Abdi Toptani, Imzot Bumçi, doktor Mihal Turtulli. Imzoti dhe z.Turtulli u lanë me leje të kongresit të ndodhen në mërgatën shqiptare në Paris.
4-Zgjedhja e kabinetit të përkohshëm në kryesinë e Sulejman bej Delvinës me zëvendës z.Eshref bej Frashërin deri sa të kthehet prej Parisi z.Sulejman beu.

Ministri i Punëve të Brendshme u zgjodh Ahmet bej Mati; ministri i Punëve të Jashtme u zgjodh z.Mehmet Konica; ministri i Financave u zgjodh z.Ndoc Çoba me zëvendës z.Idhomen Kosturi; ministri i Drejtësisë u zgjodh z.Hoxha Kadri me zëvendës z.Hysen bej Vrioni; ministri i Arsimit u zgjodh z.Sotir Peci.
5-Formimin e dy drejtorive të përgjithshme: të Punëve Botore me në krye z.Eshref Frashëri dhe të Postave dhe Telegrafëve me në krye z.Idhomen Kosturi.

Formimi i një këshille kombëtare prej 37 këshilltarësh me kompetenca parlamentare.
Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, do të mbajnë zyrat e tyre bashkë me detyrat gjithë nëpunësit e do vijojnë punët me ndërgjegje dhe me vullnet të gjallë sipas ligjeve të shtetit shqiptar, duke kryer plotësisht detyrat e tyre për atdheun.
Të lajmëroni popullin sa më shpejt e të çoni kopjen e shpalljes nëpër katunaritë.

Ministria e Punëve të Brendshme

(Botohet sipas origjinalit me korrektim letrar)

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Iljia Nestorovski, i ‘krijuari me punë vullnetare’ kërcënon Shqipërinë

Sulmuesi i Maqedonisë, Iljia Nestorovski, i 'krijuari...

Close