|E hënë, Tetor 23, 2017

Demiraj, duam lojtare cilesore dhe jo emra. 

     Apolonia-Kastrioti-1-1Fier – Apolonia ka nisur dje pushimet, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për stafin teknik. Ata kanë filluar një zbor njëjavor për të testuar disa prej lojtarëve që kanë qenë të huazuar apo janë aktivizuar në ekipe të tjera sezonin e kaluar dhe tashmë kërkojnë të rikthehen tek ekipi mëmë. Gjithsesi, prioritet do t’i jepet elementit të ri të akademisë së futbollit fierak. Nga ana tjetër, krerët bardhejeshilë po punojnë për afrimin e 3-4 lojtarëve cilësorë që të bëjnë diferencën me aktualët. Nga burime pranë klubit mësohet se menaxherë të ndryshëm kanë filluar t’i përgjigjen interesimit të drejtuesve fierakë, ndërsa po dërgojnë CV-të e para të disa lojtarëve si nga kampionati vendës, ashtu dhe ata të huaj. Trajneri i Apolonisë, Elidon Demiraj, në një bisedë për “Panorama Sport”, ka pohuar: “Ne si staf teknik po punojmë normalisht për të mos i lënë gjërat për në fund. Së pari, kemi thirrur lojtarët e akademisë së futbollit fierak, ku do të përzgjedhim më të mirët. Së dyti, do thërrasim lojtarët fierakë që kanë qenë të huazuar apo dhe ata të larguar që kanë luajtur në ekipe të tjera dhe që kërkojnë të rikthehen tek ekipi mëmë. Por pa dyshim që do hyjmë në merkato për të afruar 3-4 lojtarë cilësorë dhe me përvojë për të plotësuar ndonjë pozicion të reparteve të ndryshme. Tashmë i kemi piketuar këta lojtarë, por pistat janë të shumta si nga tregu vendës, ashtu edhe ai i huaj. Një gjë është e sigurt, në merkato nuk do të kërkojmë emra, por cilësi dhe përvojë”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet shqiptari me nënën e gruan, po trasportonte 0,5 kg kokainë

Itali - Një sasi prej gjysmë kg kokainë është sekuestruar nga policia italiane përgjatë autostradës në Del Sole, kokainë e...

Close