|E hënë, Qershor 26, 2017

Demiraj, Ekipin e dua gati ne 23 qershor. 

Demiraj-me-dy-ndihmesit    Fier – Apolonia e sezonit të ri duket se do të marrë formë shumë shpejt edhe pse nuk ka asnjë zyrtarizim deri më tani. Numri një i pankinës fierake, Elidon Demiraj, i ka të qarta idetë për projektimin e skuadrës për sezonin e ri. nga sa mësohet, me lojtarët e piketuar që më parë, bisedimet janë drejt përfundimit. “Janë lojtarë që kanë luajtur në Superioren shqiptare, por dhe në të Parën. Natyrisht nuk do të mungojnë dhe lojtarë të ardhur nga tregu i huaj apo ndonjë rikthim i atyre fierakë që sezonin e kaluar janë aktivizuar me ekipe të tjera, por gjithmonë në qoftë se do të kenë gjendjen dhe nivelin e duhur. Deri më tani nuk kemi ndonjë zhvillim të ri, ndërkohë që i presim me orë dhe jo më me ditë. Nuk mund të them ndonjë datë se kur do të përfundojë kjo punë e nisur me vrull, pasi merkatoja e kësaj periudhe ka dhe të papriturat e saj. Gjërat nuk varen vetëm nga ne, por dhe nga lojtarët që duam të afrojmë. Ne u kemi bërë ofertat tona dhe jemi në pritje të arritjes së një gjuhe të përbashkët për ta finalizuar me sukses merkaton. Gjithsesi një gjë është e sigurt: ne jemi në një punë sistematike dhe impenjative për të kryer një merkato sa më cilësore duke afruar lojtarët që vërtet i duhen Apolonisë”.

Merkato – I pyetur për emrat e lojtarëve të përfolur gjatë kësaj periudhe, Demiraj ka pohuar: “Ne kërkojmë të ndërtojmë një ekip kompetitiv duke afruar kualitete që të na garantojnë suksesin në kompeticionin e ardhshëm. Prandaj i kemi piketuar pa përfunduar kampionati lojtarët që kërkojmë të afrojmë si përforcime dhe jemi në biseda e kontakte të vazhdueshme me ta. Pra asnjë nga lojtarët e përfolur më parë kushdo qoftë ai vendës apo i huaj nuk është në planet tona të deritanishme. Mirëpo, emrat e lojtarëve nuk mund t’i bëj të ditur pa u nënshkruar marrëveshjet me ta”. Duke vijuar më tej, ai ka shtuar se tek Apolonia nuk do të ketë vend për ata lojtarë, të cilët nuk do të japin maksimumin. “E kam thënë edhe më parë, ne po kërkojmë të krijojmë një grup solid dhe me filozofi të qartë për të ardhmen. Një lojtar i skuadrës sonë që nuk jep maksimumin, nuk mund të qëndrojë. Secili prej tyre duhet të jetë profesionist dhe të sakrifikojë për fanellën që mban veshur”. Trajneri Demiraj ka pohuar se synimi për zyrtarizimin e Apolonisë së sezonit të ri është data 23 qershor. “Si objektiv tonin kemi që zyrtarizimin e ekipit të sezonit të ri ta bëjmë para 23 qershorit, datë në të cilën kemi vendosur fillimin e punës për sezonin e ri”, ka përfunduar numri një i pankinës bardhejeshile, Demiraj.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja çfarë përmban letra e Spartak Brahos dhe kë akuzon për presione

Tiranë - E paralajmëruar që para disa orësh  është zbardhur edhe përbambajtja e letrës së Sparta Brahos që ua ka...

Close