|E hënë, Tetor 23, 2017

Demiraj : Vendasit të shtrenjtë, po kërkojmë të huaj. 

Demiraj-Elidon     Fier – Apolonia do të marrë formën e saj të plotë vetëm në fund të këtij muaji. Arsyeja qëndron në faktin se jo çdo gjë ka ecur si duhet në merkaton e kësaj periudhe, e cila pas dy afrimeve të para sulmuesit Canka dhe mesfushorit Karakaçi ka pësuar një ngadalësim të dukshëm. Nga burime të sigurta brenda klubit mësohet se në qendër të vëmendjes është vënë tregu i huaj, ku po kërkohet të afrohen 3-4 lojtarë si nga Serbia, Maqedonia apo dhe nga Nigeria.

Menaxherë të ndryshëm kanë afruar disa oferta, duke dërguar dhe CV-të e lojtarëve, të cilët po shikohen me vëmendjen e duhur dhe më pas, në qoftë se do të ketë një dakordësi, do të provohen nga stafi teknik. “Nuk mund të themi asgjë në drejtim të vazhdimit të merkatos së kësaj periudhe. Është e vërtetë që ajo ka pësuar një farë ngadalësimi, pasi drejtuesit tanë nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët me disa prej lojtarëve të piketuar dhe që ne donim të afronim, megjithëse kishin arritur më parë akordin e duhur. Këto gjëra janë të njohura në merkaton e kësaj periudhe”, është shprehur trajneri i Apolonisë, Elidon Demiraj. Më pas njëshi i pankinës fierake, i pyetur se kur pritet të marrë fund reformatimi përfundimtar i skuadrës, u shpreh: “Ne duam që merkatoja të marrë fund gjatë kësaj jave, por me sa shikoj dhe nga pretendimet e kota që ngrenë disa lojtarë, kjo do të jetë e pamundur dhe do të na duhet të presim deri në fund të muajit”.

 alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kryetari gjykatës Fier – Jap vendime, nuk komentojë

Fier - Vëllai i viktimës Liljana Zhezha Ruko takon kryetarin e gjykates Fier, Roland Jaupaj. Ai I ka thënë se...

Close