|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Denancoi skandalin e Beqajt, Drejtori ikën në USA nga aeroporti Prishtinës 

Çlirim Hajdarmataj, ish-drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Tropojë, i cili denoncoi bisedën e përgjuar telefonike mes tij dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është larguar përgjithmonë nga Shqipëria mbrëmjen e sotme.

Hajdarmataj, është përcjellë nga të afërmit e tij, rreth dy orë më parë, teksa ka lënë Shqipërinë dhe është nisur drejt SHBA-ve nga aeroporti i Prishtinës.

“Rrugë të mbarë vëlla, Zoti ta prift mbarë dhe të ndihmoftë në çdo hap të jetës ty dhe fmiljen tënde”, i shkruan një prej familjarëve të tij.

Hajdarmataj pretendon se është shkarkuar me telefon nga ministri i Shëndetësisë, Beqaj, pasi nuk mori pjesë në një mbledhje të Partisë Socialiste, shkruan NewsBomb. Ndër të tjera, në telefonatën e publikuar, ministri Beqaj dëgjohet të thotë “Suksese në jetë”.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Meshkuj , mësoni sa gjatë do të jetoni

Kur dikush ushtron rregullisht, ushqehet shëndetshëm dhe...

Close