|E enjte, Maj 25, 2017

Dënohet shqiptari për trafik kokaine e heroine me vlerë 20 mln euro 

Itali – Konsiderohet si punëtorë dhe burrat të mirë, bënin një jetë të qetë dhe modeste në shtëpinë e tyre. Kjo ishte vetëm fasada.

Pas kësaj, fshihej një nga organizata kriminale që ishte në gjendje të trafikonte sasi të mëdha të heroinës shumë të pastër dhe kokainë nga Shqipëria dhe vende të tjera për në tregjet e të gjithë Italisë.

Me një qarkullim prej 20 milionë eurosh, organizata ishte e bazuar në Parnam dhe Colorno.

Organizata u shkatërrua në vjeshtën e vitit 2014 nga policia, ndërsa bandës italo-shqiptare iu gjet edhe një laborator për trajtimin e drogës.

Është vlerësuar se organizata kishte arritur të importonte një sasi prej 60 kg heroinë të pastër nga Evropa Lindore, me vlerë 20 milionë euro, ndërsa e shitur në porcione të vogla vlera shkonte edhe më shumë.

Operacioni i koduar “Prerja” bëri të mundur sekuestrimin e 3 kg heroinë, 3 kg kokainë, 100 kg substancë përzierjeje dhe 13 mijë euro.

Policia arriti të arrestonte 10 persona, pesë prej të cilëve kishin rol më të madh në organizatë. Së fundi, gjykata ka dënuar me 8 vite burg shqiptarin H.K, 30-vjeç, i cili do të duhet të paguaj edhe 22 mijë euro gjobë. Pas kryerjes së dënimit, ai do të dëbohet nga territori italian.

Një 32 vjeçar italian, pjesë e bandës u dënua me 8 muaj burgi si dhe lirim me kusht. Tre të arrestuar të tjerë pritet të dalin përpara gjykatës në muajin shkurt të vitit të ardhshëm për të marrë dënimin.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arti i rrugës po i jep një prespektivë botës (fotot) https://t.co/69iffwWwc4 https://t.co/VY7dH30yBB
11,305 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lideri i Iron Maiden mbërrin në Rinas për të promovuar Shqipërinë turistike

Lideri i Iron Maiden, BRUCE DICKINSON (IRON MAIDEN) , ka mbërritur mbrëmë në Tirana International Airport Nënë Tereza . Vizita...

Close