|E martë, Qershor 27, 2017

Denoncimi i Berishës – Nuk ka insulinë, është shitur kontrabandë jashtë vendit 

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në “Facebook” se farmacitë e Tiranës nuk kanë insulinë dhe akuzon ministrin e Shëndetësisë dhe kryeministrin Rama se i kanë shitur ato për diabetikët jashtë vendit.

Berisha i referohet një mesazhi që ka marrë nga një qytetare, e cila i thotë nëna e saj ka dy ditë pa insulinë, pasi  që nuk gjen në farmaci.

Ja postimi

Shendetesia falas e Edi Rames! Shqiperia pa insulina.

Te dashur miq, ne farmacite e Tiranes mungon insulina ose shitet me mik.

Nderkohe ne regjistrat e Institutit te Sigurimeve Shendetesore rezultojne te shitura insulina sa per te gjithe Ballkanin!

Beqja ndan me firmat parate e rimbursimit te dhjetra mijra insulinave qe nuk kane ardhur dhe nuk jane shitur kurre ne Shqiperi. Ja cfare shkruan qytetari dixhital.sb

“Z.Berisha miremengjes doja qe te benit nje problem te ketyre diteve te fundit publik. Ka mungese insulinash neper farmaci. Ime me ka dy dite pa insuline. Po shiten ato pak sikur me qene mall jashteligjor. Ky eshte problem imediat nuk mund te rrije nje diabetik pa insuline. Ju faleminderit”

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Zgjedhje 2017/ Ja deputetët e Qarkut Fier (lista) https://t.co/XiiMbGc9nc https://t.co/lkj13QHCd2
11,390 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
SKANDALI – Prezantuesja e festivalit të RTSH pothuajëse lakuriq (foto)

Quhet vetëm një skandal. Kështu mund të quhet ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në natën e parë të festivalit...

Close