|E martë, Dhjetor 12, 2017

Deputeja e LIBRA-s Hafizi dhe Shoqëria Civile kundër Ligjit për “Importin e Integruar të Mbetjeve” 

Protestës së Shoqërisë Civile kundër Ligjit për “Importin e Integruar të Mbetjeve” i është bashkuar në këto orë të vona dhe të ftohta të natës edhe deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi.

Ajo, së bashku mew kolegun e saj Ben Blushi, janë shprehur hapur kundër këtij ligji dhe ishin prej deputetëve që votuan kundër javë më parë.

Ky ligj u kthye në Parlament me një dekret të presidentit Bujar Nishani, dekret i cili pritet të votohet nesër në seancë plenare, megjithëse ka zëra brenda Kuvendit që shprehen se është lënë për vitin 2017.

Dekreti i Presidentit Bujar Nishani për rikthimin në Parlament të ligjit për “menaxhimin e integruar të mbetjeve” pritet të diskutohet seancën e kësaj jave dhe që pritet të jetë një “provim” i rëndësishëm për koalicionin PS-LSI.

PS ka 60 deputetë të regjistruar në grupin e saj parlamentar, por me votën e Tom Doshit, Armando Prengës, Mirela Ferracakut dhe Mhill Fufit, ata shkojnë në 64 vota, sërish të pamjaftueshme për të rrëzuar dekretin e presidentit Nishani.

PD ka 45 vota, por me një përllogaritje të thjeshtë, nëse këtij numri do i bashkohen edhe votat e deputetëve Fatmir Mediu dhe Agron Duka, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka, situata mund të ndryshojë. Me 5 vota të PDIU-së të deklaruara kundër ligjit, shkohet në 56 vota, pa llogaritur Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo e fundit ka 20 vota dhe mund të përmbysë gjithçka, pra mund të jetë vendimtare për fatin e dekretit

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Genta Ismajli di të provokojë

Genta Ismajli di të jetë provokuese kur...

Close