|Monday, December 5, 2016
  • NA NDIQ NË

Deputeti i PS – Beqaj të dorëhiqet, po marrim kosto 

Ilir-Beqaj11-600x360

Deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Kavajës, Parid Cara kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas deputetit socialist, ministri e konsideron pozicionin e tij si pronë, të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet brenda kornizës së parashikuar nga ligji.

Cara thotë se mazhoranca nuk mund të mbajë kosto që nuk lidhen drejtpërdrejtë me punën e saj.

Reagimi i plotë:

Një video e transmetuar pak ditë më parë ku ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përgjuar teksa shkarkon me telefon një drejtor, ka ngjallur me shumë të drejtë reagim negativ në opinionin publik.

Ministri, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar kryeministri, si pronë të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji.

Një politikan i përgjegjshëm, pas asaj telefonate të transmetuar në emisionin “Stop” duhet të jepte dorëheqjen menjëherë. Kjo qeveri dhe kjo maxhorancë nuk mund të mbajnë kosto që nuk lidhen drejtpërdrejtë me punën e saj, por me tekat dhe arrogancën e një ministri.

Ilir Beqja duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet, pasi çdo ditë më shumë ai në pozicionin e ministrit është kosto e panevojshme për Qeverinë në sytë e opinionit publik.

cara

Add a Comment

%d bloggers like this: