|E premte, Dhjetor 15, 2017

Deputeti i PS: Llalla në detyrë deri ditën e zgjedhjes së zëvëndësit 

Adriatik Llalla do të qendrojë në detyrën e prokurorit të përgjithshëm deri ditën që do të zgjidhet Prokurori i Përgjithëm i Përkohshëm.

Këtë e deklaroi dhe deputeti i PS dhe anëtari i komisionit parlametar të ligjeve Andor Shameti. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shameti tha se shteti funksionin me parimin e kontinjuitetit dhe si e tillë, edhe pse i mbaroi mandate më 7 dhjetor, kryeprokurori Llalla do të jetë në detyrë deri ditën që do të zgjidhet pasuesi i tij. Shameti tha se mbështetur në rregulloren e kuvendit zgjedhja do të bëhet brenda 30 ditëve por sipas gjasave brenda këtij viti ne do të mësojmë për emrin.

“Sot ka nisur procedura dhe brenda 5 ditëve do të bëhen publikë emra e atyre prokurorëve që do të paraqiten si kandidatura dhe më pas ata do të paraqiten në komisionin parlamentar të ligjeve. Pas seleksionimitt dhe paraqitjes së platformave të tyre në seanca të posaçme dëgjimore kandidatët do të votohen në kuvend i cili nëpërmjet votave do të zgjedhë prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshën.

Por pas kësaj zgjedhjeje pyetja e madhe do jetë: Sa do qendrojë në detyrë prokurori i i ri i përkohshëm? Sipas Shametit mendohet se periudha do jetë e shkurtër sepse shumë shpejt do zgjidhet institucioni i Këshillit të  Lartë të Prokurorisë që do të zgjedhë kryeprokurorin e ri për një mandat 7-vjeçar.”

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Drejtësia, një vend që ka etje për të

Nga MIMOZA KELMENDI - Shqipëria është një...

Close