|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

Derbi , Tirana-Partizani, ikin dritat në stadiumin “Selman Stermasi”. Ndeshja do luhet nesër në mesditë (foto e video) 

15239282_10209583471657329_137720861_n

Tiranë – Ka ndodhur e papritura e madhe në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet në ndeshjen Tirana-Partizani.

Në minutën e 63 të takimit, u ndërpre furnizimi me energji elektrike, duke bërë që futbollistët të shkojnë në dhomat e zhveshjes.

Ora  shënonte 19:34  kur zona përreth stadiumit ka energji, ashtu si edhe ambientet e brendshme të stadiumit, por duket se problemet janë te kulla e ndriçimit të stadiumit, pasi projektorët nuk ndizen.

Derbi i 147 i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Ishte 0-0 ne rezultat dhe po zhvillohej një lojë e bukur dhe e fortë, por black out-i total ja prishi bukurine këtij takimi.

Në mungesë të energjisë të gjithëe ndezen celularë për të krijuar një atmosferë të vecante, por pati edhe tifozë që kanë  ndezur zjarre në tribuna, ndërkoh spikeri i stadiumit lajmëroi që po punohet për të zgjidhur këtë problem.

img_0885 img_0886 img_0887

Add a Comment

%d bloggers like this: