|E hënë, Tetor 23, 2017

Dermatoza – Fermerët e dëmtuar marrin lopët 

Në Lushnje, ka nisur shpërndarja e lopëve për fermerët që pësuan dëme nga sëmundja e dermatozës nodulare gjashtë muaj më parë. Së pari janë ndarë 50 lopë nga 200 të tilla, që janë evidentuar të ngordhura nga sëmundja.

Fermeret shprehen deri diku të kënaqur, pasi lopët që ju ngordhën ishin me qumësht ndërsa këtyre që po marrin iu duhen rreth 2 vjet të prodhojnë.

Fermeri: “Sipas shenjave janë të mira dhe jam i kënaqur.”

Ndërsa një tjetër fermer është shprehur: “Unë kisha lopë me qumësht ndërsa kjo që po marr tani do 2 vite që të riprodhojë.” Ndërkaq, sipas planit të Ministrisë së Bujqësisë, shpërndarja do të vazhdojë edhe në rrethe të tjera të vendit.

Edi Ferro: “Sot po shërndajmë 50 krerë lopë në Rrethin e Lushnjes, nesër do të shpërndahen 30  krerë në Qarkun e Dibrës, pra vazhdon në bazë të rracave që kanë. Në javët në vazhdim vazhdon i gjithë Qarku i Fierit dhe i Lushnjes të cilat do të kompesohen me të njëjtën rracë.”

Dermatoza nodulare u shkaktoi dëme fermerëve në të gjithë vendin, ndërsa tashmë ka nisur ndarja e bagëtive që iu premtuan si dëmshpërblim nga qeveria.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nuk duhet ta hiqni dhëmbin e pjekurisë, ja pse?

Dhëmbët na dalin dy herë në këtë jetë, por ka edhe të atillë që e përjetojnë edhe daljen e tretë...

Close