|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Dervishaj: BE të japë më shumë mbështetje për infrastrukturën në Ballkan 

Transporti dhe projektet rajonale kanë qenë në fokus të diskutimeve në punimet vjetore të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku po merr pjesë edhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj. Teksa prezantoi projektet e Shqipërisë, ministri Dervishaj, vlerësoi angazhimin e donatorëve për mbështetje dhe kërkoi më shumë vëmendje financiare nga Bashkimi Europian për projektet e transportit në Ballkanin Perëndimor.

Sokol Dervishaj: “U disktutua për çështjet e infrastrukturës. Paraqita projektet e Shqipërisë në këtë fushë veçanrësisht ata që kanë të bëjnë me kolektivitetin në raport edhe me procesin e Berlinit dhe çështjet e Integrimit Europian të vendit gjithashtu gjatë këtyre bisedimeve shkëmbyen ide për problematikat e ndryshme që kanë investimet e huaja në rajon, prioritizimin e tyre dhe financimin e tyre të mundshëm edhe në të ardhmen ku pashë një mbështetje të madhe nga të gjithë donatorët për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit”

Dervishaj e vuri theksin edhe tek industria detare, si një potencial i pashfytëzuar dhe me ndikim të madh në ekonomi dhe propozoi që Strategjia e Detit, të përfshihet në një Strategji me Transportin.

Forumi Ekonomik i Vjenës, si një platform e rëndësishme mblodhi për të 13-in vit radhazi, aktorë nga Rajoni dhe Bashkimi Europian, si edhe financues projektesh dhe bankash.

Add a Comment

%d bloggers like this: