|E premte, Janar 19, 2018

Detaje tronditëse/ Xhaxha e nip nga Patosi masakruan në gjumë marokenen 

Itali – Gjykata italiane ka lënë në burg shqiptarin 51-vjeçar Agim A, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëjetueses së tij me origjinë marokene, Khajdia Bencheickh, 46 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhur disa ditë më parënë Verona të Italisë. Mediat e vendit fqinj kanë dhënë detaje nga krimi, duke shkruar se marokenia, u vra nga 51-vjeçari nga Patosi, teksa ishte në gjumë, ku  e gjymtoi me sharrë.

Ndërkohë, nipi i tij, Lisand R 27 vjeç, ka shkatërruar kufomën, duke copëtuar trupin për të fshehur krimin.  Por pavarësisht akuzës së ngritur ndaj tij, gjykata e ka lënë të lirë nipin e autorit të krimit. I riu studionte në Universitetin e Romës, ndërsa ishte adhurues i arteve marciale.

Gruaja u vra në banesën e saj në Verona, ku jetonte bashkë me 51-vjeçarin Agim . Pas disa ditësh trupi i saj u gjet në fshatin Valeggio. Agimi  ishte bashkëjetuesi i saj prej 1 viti pasi marokenia ishte ndarë nga burri i saj prej 9 vitesh.

Policia është duke u përpjekur të rindërtojë skemën e krimit të rëndë, dhe fshehjen e mëvonshme makabre të trupit të marokenes. Megjithatë nga hetimet paraprake të kryera deri më tani, mendohet se gruaja mund të jetë vrarë natën e 29 dhjetorit teksa ishte në gjumë.

Vendi ku u gjet kufoma

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Doni shikim më të mirë? Bëni këto ushtrime

Ushtrimi i syve është një...

Close