|E hënë, Korrik 24, 2017

Dhuna ndaj libanezit ndikim tek ardhja e investitorëve 

Dhoma Amerikane e Tregtisë bën apel për krijimin e një ambjenti më të sigurt për investitorët e huaj.Pas largimit të investitorit amerikano-libanez pas dhunës së ushtruar ndaj tij, Marc Crowford  shprehet se shqetësim është fakti se ky rast mund të ndikojë tek  ardhja e investitorëve të tjerë. Sipas Crowford, siguria është një ndër elementët më të rëndësishëm në thithjen e investimeve pas nivelit të taksave.

Biznesi amerikan në Shqipëri e sheh me shqetësim faktin e largimit të investitorit amerikano-libanez nga Shqipëria.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford, shprehet se është e rëndësishme që të krijohet një ambjent i sigurt pasi kjo ngjarje mund të ndikojë tek investitorët që duan të vijnë në vend.

Marc Crowford:Duhet të krijojmë një imazh pozitiv për Shqipërinë dhe çdo gjë që na pengon ne të krijojmë një imazh pozitiv është shqetësim. Jo vetëm për ato 450 milion euro që do të humbasim tani, por dhe nëse krijohet një ftohje për sektorin. Nëse ai do të kishte realizuar projektin e tij me sukses do të ishte si një magnet për të tjerët. Do vinin dhe restorante, shërbime rreth e rrotull.

Siguria sipas Crowford është një ndër elementët më të rëndësishëm për investitoret pas nivelit të taksave. Ndërkohë që kërkon të zgjidhet edhe problemi i pronave.

Marc Crowford: Kemi qenë konstant duke kërkuar të jemi konkurent me rajonin me taksat, por duhet siguri. Nëse kemi një taksë shumë të mirë apo taksë zero, por nëse nuk kemi imazh pozitiv në siguri nuk vinë investitorët. Shqipëria nuk është vendi i vetëm në botë që ka bregdet.

Edhe Shoqata e Investitorëve të huaj si dhe biznesi vendas i kanë  kërkuar Qeverisë që të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla, ndërsa shpresojnë që reforma në drejtësi të zgjidhë disa probleme, si në çështjet e korrupsionit administrativ dhe pronësisë.

alb365/oranews

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Festohet festa e “Pazari I Roskovecit” (fotot) https://t.co/vMBfiEUfEw via @wwwalb365com
11,311 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Redia – Lori Hoxhës : Je Lori nga Lapraka

Redia Hoxha, është vajza e tretë e familljes Hoxha, që ndryshe nga motrat e mëdha bën jetën e saj private...

Close