|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Dhuna në familje, c’do ditë rrihet një grua, një baba . 

dhuna  Fier – Dhuna në familje ka filluar të marrë përmasa të frikshme në qarkun Fier. Kjo vertetohet nga statistikat e dala nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ku vetëm nga fillimi i muajit maj e deri në ditën e sotme janë hetuar në gëjndje të lirë 20 persona për 20 raste dhune të ushtruar në familje . Sipas statistikës së nxjerrë nga komunikatat për shtyp që shpërndanë kjo drejtori policie mësohet se 9 raste janë në rrethin Lsuhnje, 9 raste në rethin Fier dhe vetëm dy raste në rretin e Mallakastrës. Po nga i njëjtë burim informacioni mësohet se në shumicën e rasteve janë burrat që kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi gratë, një pjesë e vogël janë djemtë që kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi baballarët e tyre apo mbi mamatë e tyre, ndërkohë që raste sporadike janë kur vëllai ndaj vëllait, apo kushuriri ndaj kushuririrt ose vëllai ndaj motrës.
Në të gjitha rastet që është hetuar problemi në fjalë nga policia, mësohet shkaku kryesor është gjëndja e dobët e konomike që kanë familjet , ndërkohë që 95 % e rasteve të dhunës së ushtruar në familje kanë ndodhur në zonat rurale të Lushnjes, Fierit e Mallakastrës.`Përvec ekonomisë së dobët shkaktarë janë edhe përdorimi i alkoolit nga bashkëshortë, përdorimi i lëndëve narkotike nga fëmijët, pra problemet sociale me të cilat po ndeshet shoqëria e sotme.
Nga ana tjetër mësohet se në shumë raste punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke i qetësuar gjërat brënda familjes duke mos shkuar në denancime apo në divorce pasi jo pak herë janë kryer denancime e më pas janë ri paraqitur për ti tërhequr ato si në polici apo edhe në gjykatë. Kur dhuna në familje ripërsëritet dhe ka denancim prej të dhunuarit policia nuk ka kryer rolin e ndërmjetësit për pajtim por ka kryer zbatimin e ligjit, kanë pohuar burime zyrtre të policisë Fier.
Për të gjitha rastet mësohet se ndaj shkaktarëve të dhunës është marrë masa në hetim të lirë ndërkohë që me këkresë të të dhunuarës apo dhunuarit është dhënë masa e mbrojtjes nga ana e gjykatës Fier apo të Lsuhnjes me këkresën e tyre.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet 48 vjeçari, tentoi te vidhte

Fier - Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin Astrit Lika, 48 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës”...

Close