|E martë, Janar 24, 2017

Dhunohet administratori i Tominit, Gjiknuri akuzon PD-në 

Partia Socialiste ka denoncuar se është dhunuar administratori i njësisë administrative Tomin, Nuri Meda.

Sipas denoncimit të koordinatorit të Partisë Socialiste për Dibrën, Damian Gjiknuri, ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilafe dhe autorë janë militantë të Partisë Demokratike. (Fotoja e shpërndarë nga PS-ja)

Gjiknuri: Militantë të Partisë Demokratike janë mbledhur nga e gjithë Shqipëria së bashku me Lulzim Bashën për të terrorizuar popullin e Dibrës. Administratori në detyrë në komunën e tij është goditur nga militantë të Partisë Demokratike.

Kjo është një ngjarje e rëndë por mbi të gjitha tregon panikun që e ka zënë Partinë Demokratike, por mbi të gjitha terrorin që po ushtrojnë në Dibër mbi një javë nga deputetë të PD-së me hordhi të mbledhura nga kudo.

Unë u bëj thirrje qytetarëve që të jenë të qetë. Fitorja është e sigurt. I them Lulzim Bashës që të tërheqë të gjitha falangat e krimit që akuzon gjoja shtetin apo ne për lidhje me krimin dhe mafien. Po e shikojnë të gjithë se kush po ushtron terror në Dibër.

Ai thotë se drejtësia duhet të marrë masa në mënyrë që të evitohet dhuna, duke shtuar se fitorja e Muharrem Rama është e sigurt.

Por, Partia Demokratike thotë se Nuri Meda bashkë me Robert Agën është kapur duke shpërndarë lekë me qëllim blerjen e votave.

“Kapet nga banorët duke shpërndarë lek për blerje votash administratori i Tominit, Nuri Meda se bashku ne Shefki Ademi ne makine X5 e zeze AA909KH nen mbikëqyrjen e furgonit të policisë se komisariatit me përgjegjës Robert Aga. Nuri Meda dhe Robert Aga janë kallëzuar penalisht ne prokurori për blerje votash”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arrestoi 2 shtetas https://t.co/xGOyMYV2m4 https://t.co/NOTO8ZuI1p
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mbyllet greva e urisë, plotësohen kërkesat e tyre. Ja dokumentat (fotot e video)

Fier - Eshte mbyllur greva e urise e banoreve te Zharrzes . Lajmi konfirmohet nga kreu i njesise  administrative  Zharrez Arben Semanjaku . Sipas tij mesohet se kryeministri Edi Rama...

Close