|E martë, Shtator 19, 2017

Dhurohet gjak ne Lushnje, Fier, Berat, Kucove. 

aimodosia_galatista     Dita Kombëtare e Dhurimit të Gjakut ka sensibilizuar qytetarët e Lushnjës që të dhurojnë sot gjak, për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve që kanë nevojë për gjak. Banka Rajonale e Gjakut në Lushnjë ka arritur të sigurojë më shumë se 60 flakona me gjak, një sasi kjo e kënaqshme. Gëzim Hyska, një qytetar i thjeshtë së bashku me familjen e tij i është bashkuar kësaj nisme në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ndërkohë përgjegjësi i Bankës Rajonale në Lushnjë është shprehur i kënaqur për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të dhuruar gjak, pasi ky qytet ka një numër të lartë të fëmijëve të prekur nga talasemia.

Në bankën Rajonale të Gjakut në Lushnjë marrin çdo muaj gjak mbi 300 të sëmurë talasemikë nga qyteti i Lushnjës, Fierit, Kuçovës dhe Beratit.

Sakaq edhe në Kukës, nëpunësit e Këshillit të Qarkut kanë dhuruar sasi të konsiderueshme gjaku, për t’u ardhur në ndihmë rasteve të emergjencave që trajtohen në këtë spital, ndërsa numri i dhuruesve vullnetarë në këtë qytet është shumë i vogël.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga inspektorit të SHISH

Tiranë - Arrestohet një oficer i Shërbimit Informativ të Shtetit lidhur me atentatin mafioz të 8 janarit 2016 në Fier, ku...

Close