|E martë, Korrik 25, 2017

DIBER – Banorët kapin administratorin socialist duke bler vota 

Dibër – Në prag të zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës, banorët e zonës kanë kapur në flagrancë administratorin e Tominit, Nuri Meda, duke blerë vota për kandidatin socialist Muharrem Rama.

Partia Demokratike denoncon se administratori u pikas nga vet banorët duke shpërndarë lekë për blerje votash.

Banorët thonë gjithashtu se administratori socialist po blente votat nën mbikëqyrjen e furgonit të policisë.

“Kapet nga banorët duke shpërndarë lek për blerje votash administratori i Tominit Nuri Meda se bashku me Shefki Ademi në makine X5 e zezë AA909KH nën mbikqyrjen e furgonit të policisë së komisariatit me përgjegjës Robert Aga”, thotë Partia Demokratike.

Pas këtij incidenti, eksponentë të Partisë Demokratike që ndodhen në terren për të parandaluar rastet e blerjes së votës, pasi kanë marrë informacion se çfarë po ndodhte, kanë bërë denoncim në Prokurori ndaj administratorit Nuri Meda dhe ndaj shefit të komisariatit Robert Aga.

Kjo ka shkaktuar përplasje mes PS-së dhe PD-së për zgjedhjet që do të mbahen më 11 shtator.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: I liked a @YouTube video https://t.co/0osDjdR3op Bashkitë Patos, Mallakastër dhe Roskovec duhet të paisen me zjarrëfikse
11,308 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
AKIP protestë para parlamentit, 2 aktivistë të shoqëruar

Tiranë - Ashtu siç kishin paralajmëruar aktvistë të AKIP dhe shoqërisë civile që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur protestat...

Close