|E hënë, Tetor 23, 2017

Didi : Në Lazarat për drogë dhe për trafikantë. 

timthumb   Tiranë – Policia e Shtetit është e vendosur të çojë deri në fund ndërhyrjen në fshatin e Lazaratit kundër kultizimit të lëndës narkotike, por ajo që tashmë është kthyer në një mision pa kthim është kapja e rrjetit të grupit kriminal të trafikantëve që ka rezistuar me armë nga nisja e këtij aksioni. Kryepolici Artan Didi, i cili udhëhoqi nga Lazarati operacionin antikanabis në ditën e dytë, tha këtë të martë nga Tirana se 26 anëtarët e grupit kriminal të udhëhequr nga Gate Mahmutaj kanë mbajtur “nën kthetra” fshatin e Lazaratit, një grup sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i strukturuar dhe i dirigjuar.

“Është dita e tretë e operacionit të gjerë të FNSH të ndërhyrjes në Lazarat, por operacioni në lazarat ka dy muaj që ka filluar që me sensibilizmin e opinionit, takimet me banorët dhe tani në fund erdhëm në fazën që pas të gjitha masave policore në lidhje me komunitetin nuk u arrit objektivi për të penguar kultivimin e drogës. Kështu që u pa që policia të përdorë atributin e saj përmes forcës, policia është në të drejtën e vet në zbatim të ligjit. Nga një operacion kundër kultivimit të lëndës narkotike ky po kthehen në një aksion për të kapur një grup trafikantësh që e ka mbajtur nën kthetra këtë fshat.Nuk kam informacione për lidhje politike, por ky është një grupim vërtet i strukturuar që dirigjohet, dhe kjo duket nga lojërat që janë bërë nëpërmjet medias nëpërmjet komunikimit me median të atyre elementëve kriminal që kanë goditur policinë”, tha Didi.

Megjithatë, Didi tha se operacioni i policisë në këtë zonë, edhe pse tanimë i pakthyeshëm. Do të vijojë në varësi të situatës që të mos shënohen dëme në njerëz.

“Unë i bëj thirrje të dorëzohen pasi policia nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ne do të vendfosim ligjin në çdo centimetër të hartës të Shqipërisë.
Ne jemi futur vetëm në një pjesë të Lazaratit nuk e menduam si një gjë të lehtë dhe ndaj nuk hymë më parë, pasi llogaritëm kapacitetet nisëm këtë operacion, i cili mund të vazhdojë në varësi të situatës që do të paraqitet atje. Policia do të vijojë këtë operacion pa dëme në njerëz. Ne i kemi dalë për zot kësaj zone dhe nuk kemi të drejtë të tërhiqemi”, u shpreh Didi.

“Banorët janë me policinë e kuptojnë rëndësinë e këtij operacioni por është grupi kriminal që do t’i mbajë ata mbas vetes sepse vetëm duke pasur banorët ndihen të fuqishëm po të mbeten vetëm ata largohen nga lazarati”, tha Didi nga ambientet e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Interpol, Ekstradohet nga Milano 42 vjeçari

Tirane - Robert Frroku 42 vjeç nga Lezha është ekstraduar nga Milano në drejtim të vendit tonë, pasi ishte shpallur...

Close