|E hënë, Tetor 23, 2017

Dieta e mishit te bardhe. 

largea_c06b66b12d1c2476fb70c42b794d1ede1396780915  Mishi i bardhë ka një sërë avantazhesh dhe proteinash me origjinë shtazore, por pa rëndesë yndyre si mishi i kuq, i cili është vështirësisht i tretshëm. Ndaj mishi i bardhë cilësohet si ideali për dobësim.

Mishi i bardhë përveçse te pula, mund të gjendet edhe te kafshë të reja, si viçi fare i vogël, lepuri dhe peshku.

Avantazhet e ngrënies së mishit të bardhë janë:

-Ngop pa shëndoshur, pasi ka pak kalori.

-Furnizon me proteina më të tretshme dhe lehtësisht të përpunueshme nga aparati tretës.

-Stimulon hormonin e mirëqenies.

-Garanton formimin e enzimave dhe antitrupave.

-Një e mirë tjetër e mishit të bardhë është se pjesa më e madhe e yndyrës është e përqendruar në lëkurë, të cilën për ta shmangur, mund ta hiqni para se ta gatuani.

Nëse doni të humbni peshë, ndiqni një regjim ushqimor si më poshtë:

– Konsumoni nga100 gramë mish të bardhë, 4 ose 5 herë në javë

-Shoqërojeni mishin me së paku 250 perime dhe salltë

-Përdorni 80 gramë rizoto në mesditë

-Shoqërojeni me bizele ose barbunja

-Në ditë të ndryshme alteronjeni me mish peshku, i cili gjithashtu është mish i bardhë.

Pjesa tjetër e regjimit ushqimor është e lirë, por mos hani ëmbëlsira dhe mos e teproni me sasi.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Provoni dimrin me të bardhën e dëborës (fotot)

E bardha është një nga ngjyrat që nuk duket edhe aq familjare për stinën e dimrit, megjithatë një nga ngjyrat...

Close