|E premte, Korrik 21, 2017

“Dita që Mekës së Marijuanës në Europë i doli tymi”. 

36730352-1D95-4C08-B474-59477662AB35_w640_r1_s      Londër – Mediat e huaja vazhdojnë t’i bëjnë jehonë operacionit policor në Lazarat, kundër kultivimit të marijuanës. Me titullin “Dita që Mekës së Marijuanës së Europës i doli tymi” gazeta Britanike ‘Daily Mail’ pasqyron me foto të shumta mënyren sesi trafikantët e drogës dogjën lëndën narkotike kanabis sativa, e cila kapte vlerën e 3 miliardë paundëve, sa gjysma e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë ne fshatin e vogël të Lazaratit, me qëllim shkatërrimin e evidencave.

Sipas Daily Mail qindra forca policore ndërhynë në fshatin jugor të Lazaratit, ku mungon ligji pasi trafikantët e drogës nisën të qëllonin me armë dhe granata kundër tyre.

Edhe Washington Post në numrin e sotëm publikonte lajmin e këtij operacioni, që ka bërë bujë në të gjithë botën. “Shqipëria synon të sjellë rendin në kryeqytetin Europian të hashashit”, është titulli i kësaj të përditshmeje amerikane, e cila nënvizon se kësaj here autoritetet Shqiptare janë zotuar se nuk do të largohen prej aty pa u përfunduar e gjithë puna.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja trendi i ri për vetullat (fotot) https://t.co/ViuOUoldOc https://t.co/JDJ9HTD6lY
11,309 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja djaloshi nga Prishtina që po shkëlqen te “Gjeniu i vogël” (video)

Kompeticioni “Gjeniu i vogël”, gjithnjë ka arritur të sjellë zëra briliant. Shumë këngëtarë të skenës sonë janë pikërisht të dalë...

Close