|E hënë, Shkurt 19, 2018

Ditë të kulturës iraniane . 

10390425_789591004444517_5067146579690820890_nFier – Kryetari I bashkisë Fier Z. Baftjar Zeqaj ka pritur në një vizitë zyrtare përfaqësuesin e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe drejtorin e Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të ditës Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, që është më 11 shkurt. Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” në kuadër të 10 ditëshit të festimeve që i paraprin kësaj feste kombëtare, në bashkëpunim me Bashkinë Fier organizojnë “DITËT E KULTURËS IRANIANE NË FIER”. Pas vizitës në bashki, aktiviteti u zhvendos në Galerinë e Artit Fier, ku u çel ekspozita me fotografi nga Teherani dhe ajo me punime artizanale iraniane. Më pas nga ana e Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” Bibliotekës së qytetit iu dhurua një sasi librash të kulturës iraniane, autorësh dhe botime të vet fondacionit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Provimet e lirimit, caktohen datat kur do zhvillohen testimi

Brenda muajit qershor, nxënësit e...

Close