|E hënë, Nëntor 20, 2017

Divjaka çel sezonin turistik, Braçe: Qeshim me ata që flasin për avionin. 

Lushnje – erion_brace_facebook_dielliBashkia Divjakë çel zyrtarisht sezonin turistik bashkë me avionin i cili u rrëzua 3 javë më parë në zonën e plazhit. Avioni, i cili “trazoi” ujërat e politikës, por jo vetëm, vijon të mbetet në Divjakë, por kjo nuk e ka penguar Bashkinë e këtij qyteti, të çelë sezonin turistik për turistët, kureshtja e të cilëve do të jetë mesa duket më e shumtë me praninë e “Piperit” në plazh. Madje deputeti i zonës Erion Braçe, në ceremoninë zyrtare, ka pohuar se rrëzimi i tij nuk e ul imazhin e Divjakës. Për të gjithë ata që flasin për Divjakën duhet të qeshin.

“Për të gjithë ata që e përflasin Divjakën kemi vetëm një mesazh të qartë për ta, i qeshim . për të gjithë ata të tjerët që e duan këtë vend që janë të lidhur me këtë vend duan që ta ofrojnë këtë vend për shqiptarë dhe për të huaj kemi vetëm një shprehje që është  tradicionale “Ju mirëpresim”,-tha Braçe në fjalën e tij.

Ndërtimi i shëtitores Qendër-Divjakë-Plazh, dhe i ujësjellësit janë investime që do të kryhen së shpejti nga qeveria shqiptare. Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është shprehur se këtë sezon, turizmi do të zërë një vend të veçante në politikat e pushtetit vendor. Sipas tij, rrëzimi i avionit në plazh, nuk ka asnjë lidhje me qytetarët e Divjakës të cilët janë një popull punëtor.

Në Divjakë është pastruar 90 ha rërë dhe janë shembur të gjitha objektet pa leje përgjatë bregdetit.

“Bashkia e Divjakës është duke punuar për hartimin e planit rregullues të qytetit, i cili do të mbështesë dhe do të shërbejë si një gur themeli për ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Divjakës.”-është shprehur Fredi Kokoneshi

Më pas të pranishmit kanë vizituar panairin e gatimeve nga qyteti i Divjakës, ndërsa është dhënë edhe një koncert artistik me këngë e valle të ndryshme.

alb365.com/shqiptarja.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Enca falenderon zotin për by… e mëdha që i ka dhënë (foto)

Këngëtarja më e përfolur e estradës sonë, Enca Haxhia ka befasuar me një postim bërë në rrjetin social Snapchat. Përmes...

Close