|E martë, Shkurt 28, 2017

Divjakasit i zgjidhën problemet me mjeksinë 

Nga sot, afro 6 mijë banorë të Gradishtës në Bashkinë e Divjakës do të mund të marrin shërbimin shëndetësor Parësor pranë zonës së tyre të banimit.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të qendrës ishin Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, kryetari i Bashkisë Divjakë, si dhe banorë të zonës.

Në fjalën e tij, Ministri Beqaj u shpreh se për banorët e Gradishtës kjo është një ditë e shënuar duke theksuar se sa më pranë të vijmë tek qytetarët me infrastrukturë, aq më mirë arrijmë t’ju shërbejmë atyre. “Është një ndihmë për komunitetin, na mundëson neve t’ju shërbejmë më mirë, i mundëson mjekët dhe infermierët të mund të shprehin më të mirën e tyre, dhe unë besoj, se gjithë reformat e ndërmarra këto tre vjet, që sigurisht kanë patur kostot e tyre, ka ardhur momenti që qytetarët ti prekin rezultatet, dhe unë besoj se edhe ajo çfarë qeveria vendosi që të shpërblejë më mirë financiarisht mjekët dhe infermierët vitin e ardhshëm, është edhe një shenjë mirënjohje jo vetëm punën që bëjnë, por edhe për mbështetjen që i kanë dhënë reformave”, u shpreh kreu i shëndetësisë.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, shprehu vlerësime për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore të cilën e cilësoi moderne dhe të plotësuar me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Qendra Shëndetësore, e cila kushtoi rreth 45 milion lekë, është e pajisur me dhomat e konsultorit të nënës dhe fëmijës, e cila siguron mbulimin me vaksinim të afro 900 fëmijëve, si dhe vizitat e grave shtatzënë, duke u dhënë atyre ndihmën dhe informacionin e duhur.

Gjithashtu, kjo Qendër Shëndetësore është e pajisur me dhomën e injeksioneve dhe ndihmës së parë e kompletuar me pajisjet e reja. Në shërbim të banorëve të kësaj zone do të jenë 2 mjekë dhe 7 infermierë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Prezantimi i tri Projekteve të Investimeve Prioritare afatshkurtra në kuadër të… https://t.co/X8eQ4KkYP1 https://t.co/ECGsOFGc5R
511 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Prekaz – Përkujtohet sakrifica e familjes Jashari

Kosovë - Kosova dhe veçanërisht Prekazi kanë përkujtuar sakrificën  e familjes Jashari, në krye me komandantin Adem Jashari. Në 18...

Close