|E shtunë, Qershor 24, 2017

Djali telendis patrullën e policisë, erdhët nga dhitë e vendosni gjoba në pedonale (video) 

Fier – Një qytetar është revoltuar keq me policët që po vëzhgonin shkeljet në pedonalen e qytetit të Fierit.

Qytetari ka vënë re se policët u kanë vënë gjobë vetëm disa prej automjeteve që kishin ndaluar në vendin e gabuar.

“Policët e Fierit që i vendosin gjobat me mik”, shkruan raportuesi teksa nis videon në redaksinë e Jeta Osh Qef.

“O polic, po ktij pse s’ja vini gjobën? Pse nuk ja vini gjobën ktij? O djali, o policiii, o hajde ktu vë gjobën eee. Hajdeni o t’fortë, hajde vini gjobën. O polic…”, kështu u drejtohet qytetari i revoltuar policëve.

Por, njëri nga policët fillimisht ka thënë “hajt se flasim”, më pas qytetari i ndjek, ndësa ata e injorojnë deri në një moment kur njëri nga ta thotë: “Ik o çun, ke zyrën atje. Shko ankohu”. Më poshtë videoja e plotë ku duket qartë revoltimi i qytetarit që u kërkon llogari policëve:

 

alb365/jetaoshqef

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjarpër me dy koka në Apolloni?! (foto) https://t.co/rwq2rR64m7 https://t.co/lFxPoQQN9H
11,396 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Elton Metaj merr “timonin” e “shekullit”.

Tiranë - Është ndërruar kryeredaktori i gazetës ‘’Shekulli’’. Drejtimin e të përditshmes themeluar nga Koço Kokëdhima e merr Elton Metaj....

Close