|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Djali ‘vret’ baban duke pastruar armën e gjahut 

Fier –  Vrasje aksidentale në fshatin Vlosh bashkia Roskovec në pasditen e sotme ora 12 e 45 minuta.

Sipas burimeve nga vendgjarja, atyre të policisë por edhe nga spitali rajonal Fier ka gjetur vdekjen në spital shtetasi 35 vjecar Karafil Rrapushi. Po sipas këtyre burimeve mësohet se në pasditen e sotme në banesën e tij në fshatin Vlosh ai ka qënë duke pastruar armën e gjahut, teke. Pranë tij ka qënë edhe i biri 8 vjeçar F Rr që ka dashur të ndihmonte babanë për pastrimin e armës gjahut. Gjatë kryerjes së këtij procesi djali ka shkrehur armën pa dashje ( qitje e pa vullnetëshme) duke plagosur të atin i cili ka ndlrruar jetë në spitalin Fier gjat marrjes së ndihmës mjeksore.

Në vendgjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor që po kryejnë veprimet hetimore  dhe po marin në pyetje  familjarët e viktimës për të mësuar të vërtetën rreth ngajrjes.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak.

Rreth ores 12:15, jemi njoftuar se ne pyllin e fshatit Vlosh, Rroskovec, Fier, ujku kishte ngrene nje person I cili me pas kishte gjetur vdekjen.

Menjehere me marrjen e njoftimit eshte formuar grupi hetimor dhe ka filluar kryerja e veprimeve proceduriale ne pyllin e fshatit Vlosh,nga ku ka rezultuar se ka gjetur vdekjen shtetasi Karafil Rrapushi.

Ky person ka gjetur vdekjen per aresye se eshte qelluar me arme gjahu teke nga djali I tij 8 vjecar shtetasi F. Rr.

Arma e gjahut u gjend ne vendngjarje.

Shtetasi Karafil Rrapushi ka dale ne pyllin e fshatit per te mbledhur bime medicinale dhe eshte ulur per te pushuar,nderkohe I biri ka marre armen e gjahut dhe ka filluar te luaje dhe pa dashje ka realizuar shkrepjen e cila ka shkaktuar vdekjen e viktimes.

Vete femija 8 vjecar ka njoftuar familjaret per vdekjen e te atit dhe ka sajuar ngjarjen fillimisht me qellim mbulimin e saj nga frika, me pas ka shpjeguar te verteten.

Me femijen e mitur po kryhen veprimet ne prezence te psikologut, avokatit.

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Diabetikët duhet të kontrollojnë gjithmonë gishtat e këmbëve

Një prej shumë ndikimeve të diabetit është se ai mund të prekë ndjeshmërinë e gishtave të këmbëve. Kjo do të...

Close