|E martë, Tetor 24, 2017

Djem – Kujdes kur prorzoni një vajzë, mos vjen e ju rreh me ‘shoqërinë’ (video) 

Elbasan – Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Siç duket në video, tre vajza dhe dy djem kanë ushtruar dhunë ndaj një të riu, të cilin e kanë thirrur për tu “sqaruar”.

Nuk dihet shkaku që ka çuar në përdorimin e dhunës së këtyre të rinjve ndaj djalit, por duket se gjithçka ka qenë e planifikuar. Fillimisht flet njëra nga vajzat, e cila shprehet se quhet Megi, ndërsa më pas të dyja fillojnë t’i gjuajnë me shqelma, ndërsa vazhdimisht përdorin fjalë banale. Menjëherë vajzave iu bashkohen edhe dy djemtë dhe më pas afrohet edhe një vajzë, e cila e godet djalin me një shkop.

E gjithë skena e dhunës është filmuar nga një tjetër vajzë e cila vazhdimisht dëgjohet teksa qesh, ndërsa pas grushteve e shqelmave shihet personi i dhunuar që arrin të largohet me vrap.

Një dhunë që nuk mund të justifikohet para asnjë lloj arsyeje, por shpresojmë që policia të marrë masa dhe raste të tilla të mos përsëriten.

alb365/jetaoshqef

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
35 të plagosur nga rrufaja

Gjermani - Një vetëtimë goditi sot një fushë futbolli në perëndim të Gjermanisë gjatë një ndeshje mes fëmijësh, ku u plagosën...

Close