|E hënë, Nëntor 20, 2017

Do te hapesh ferme bujqesore ose blegtorale, merr leje ne Keshillin e Teritorit. 

rama-ne-frakull  Tirane – Për të hapur një fermë bujqësore apo blegtorale këtej e tutje do të nevojitet të ndiqet e njëjta rrugë si për marrjen e lejeve për investime të llojeve të tjera, si p.sh për komplekse turistike apo hidrocentrale. Pra, duhet aplikuar për leje pranë Këshillit Kombëtar të Territorit, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Një udhëzim i ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, përcakton rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të kërkesave për leje zhvillimore, që miratohen në Këshillin Kombëtar të Territorit, nga Ministria e Bujqësisë si dhe ngritjen e komisionit për shqyrtimin e tyre.

Trajtimi dhe përpunimi paraprak i kërkesës së subjektit që paraqet në Ministrinë e Bujqësisë një aplikim për marrje leje zhvillimore objektesh të natyrës bujqësore dhe blegtorale, bëhet nga komisioni që do të ngrihet në ministri, i cili mbulon fushën e aktivitetit, si dhe drejtoria përkatëse për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës.

Trajtimi dhe përpunimi paraprak i kërkesës së subjektit që paraqet në ministri, një aplikim për marrje leje zhvillimore objektesh të natyrës bujqësore dhe blegtorale, bëhet nga komisioni i posaçëm, i cili mbulon fushën e aktivitetit, si dhe drejtoria përkatëse për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës.

Nëse leja i përmbush kriteret, atëhere ajo kalon në Këshillin e Territorit, ku merr edhe miratimin përfundimtar.
Ky udhëzim i ri vjen në një kohë kur qeveria po përgatit një paketë me masa lehtësuese për zhvillimin e bujqësisë, që vlerësohet si një nga sektorët që mund të gjenerojë rritjen ekonomike të kërkuar.

Një nga kriteret bazë, është ruajtja e fondit të tokës bujqësore në mënyrë që të mos bëhen ndërtime në tokat me bonitet nga 1- 4 dhe për çdo leje zhvillimore bazat do të jenë instrumentet e planifikimit të hartuara në bazë të studimeve paraprake, bazuar në kriteret e studimet urbanistike.

alb365.com/shqiptarja.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

Itali - Një tjetër avion me drogë mbërrin nga Shqipëria drejt Italisë. Në bordin e tij qenë fshehur 80 kg lëndë...

Close