|E diel, Mars 26, 2017

Doktori udhëtoi në 73 vende për të shëruar njerëz 

Herën tjetër kur të ankoheni për obligimet që duhet t’i kryeni herët në mëngjes, kujtojeni Dr. Steven Fabes, i cili ka udhëtuar me biçikletë rreth 60,000 milje gjatë gjashtë viteve të fundit, në misionin e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Doktori aventurier u nis nga Londra me biçikletën e tij më 2010 dhe më kurrë nuk e ktheu kokën mbrapa, duke udhëtuar në distanca të largëta që janë të barabartë me dy udhëtime të plota rreth globit.

Duke pasur një tendë me vete përgjatë udhëtimit të tij, doktori thotë se jeta në rrugë e ka përballur atë me gjëra të rrezikshme dhe që e kanë lënë gojëhapur, shkruan Gazeta Express.

Ai madje gjatë këtij udhëtimi të tij është kafshuar edhe nga një gjarpër kobra. Deri më tani ai ka udhëtuar me biçikletë në gjashtë kontinente – Evropë, Azi, Amerikë të Jugut, Amerikë Qendrore dhe Amerikë Veriore, Australi dhe Afrikë.

Pavarësisht punës dhe jetës së mirë në Londër, doktori vendosi që t’i ndihmojë njerëzit në nevojë përreth botës.

Gjatë udhëtimit të tij, ai udhëtoi nëpërmes maleve spektakolare, shkretëtirave dhe ndihmoi shumë spitale duke punuar vullnetar në shërimin e shumë sëmundjeve dhe kushteve shëndetësore që rrallë shihen në klinikat e Britanisë.

Ai tha për MailOnline: “Isha i etur për aventura dhe sfida të reja. Dëshiroja të shihja, të përjetoja dhe të mësoja botën në një mënyrë intime, dhe biçikleta e bënë të mundur këtë”.

                              

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Nis dhënia e lejeve biometrike për emigrantët https://t.co/6ST8767gP0 https://t.co/wQZ3JWqq5A
4,628 people follow ALB365
Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic eka_adit Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Saliu – Rama ka blerë FBI-në?

Nga SPARTAK NGJELA - U firmos dhe marrëveshja me FBI-në Ajo që pritej, ndodhi: në Shqipëri do fillojë hetimi i...

Close