|E mërkurë, Mars 29, 2017

Doni letra për në Europë, martohuni me plakat e Luksenburgut 

Prejse Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë shpallur nga BE-ja si vende të sigurta, në Luksemburg po “lulëzojnë“ martesat fiktive, shkruan luxprivat.lu.

Ministrat dhe kryebashkiakët ende nuk kanë dhënë ndonjë shenjë kundërshtimi, ndërkohë që edhe për laikët e çështjeve administrative është fare e lehtë të kuptohet motivi i këtyre martesave.

Si shembull: Azilkërkuesi nga Kosova, Elez T., asokohe 26-vjeçar, martohet me luksemburgasen 56 vjeçare Catherine H., transmeton albinfo.ch. Pas pesë vitesh ai shkurorëzohet nga ajo. Sepse, saktësisht atëherë (pas pesë vitesh martesë) Elezi e merr lejen afatgjatë të qëndrimit në Luksemburg.

 Vetëm tre muaj pas divorcit, ai martohet me një azilkërkuese nga një qendër azili, shkruan më tej portali i përmendur.

Shembulli më markant në këtë drejtim, është ai i shqiptarit Petrit C. Në vitin 2010, pas tri vitesh martesë, shkurorëzohet nga gruaja e tij në vendlindje dhe vjen në Luksemburg. Gruaja dhe vajza njëvjeçare mbeten në shtëpi. Pas vetëm dy muajsh ai martohet me Ursula H, një grua njëzet vjet më e vjetër se ai, nga Luksemburgu. Edhe këtu modeli i njëjtë: pasi kalojnë saktësisht pesë vjet, vjen divorci. Dhe, vetëm pas një muaji ai martohet sërish me ish-gruan! Kulmi i kësaj afere është kjo: që në kohën sa ishte i martuar me Ursulën, Petriti ka nisur me ish-gruan edhe një vajzë tjetër.

Në rastet sikur ky, alarmi duhej të ndizej te secili zyrtar përgjegjës. Por, as kryebashkiakët dhe as zyrtarët nëpër Ministri nuk e lodhin kokën lidhur me shkurorëzimet e “çuditshme” që ndodhin saktësisht pas pesë viteve dhe me martesat me ish-partneret që pasojnë shumë shpejt pas kësaj! Reagime nuk ka, ndërkohë që Luksemburgu ka mundësinë ligjore për t`i dhënë fund kësaj tollovie. Sipas ligjit, një personi të huaj mund t`i merret leja e qëndrimit kur të konstatohet se ai ka bërë martesë fiktive për të siguruar qëndrimin në Luksemburg, ose në rastet kur këta nuk jetojnë së bashku.

alb365/albinfo/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: A janë kto 4 qarqet ku LSI pretendon të dal forcë e parë? https://t.co/zSpLnx5ed9 https://t.co/KXX6dZeWdr
4,194 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja bima që shëronë pothuajëse gjithçka

Gjithçka, që është krijuar në këtë botë, është krijuar për njeriun, edhe sherbela, që është një nga bimët më të...

Close