|E diel, Qershor 25, 2017

Doni mëngjes të mirë, lexoni më poshtë. 

mengjes     Mëngjesi është vakti kryesor më i rëndësishëm për nisjen e ditës. Ky vakt na furnizon me energjinë e nevojshme për përballimin e aktiviteteve të ditës. I rëndësishëm për të rriturit dhe themelor për fëmijët, kështu që nuk duhet kapërcyer asnjëherë.

Mosngrënia e mëngjesit mund të rrisë urinë dhe nervozitetin, duke çuar në ngrënie të gabuar dhe mbipeshë. Në të kundërt, ngrënia e një mëngjesi të bollshëm është ideal për të ruajtur gjendjen e mirë shëndetësore.

Për të mos kapërcyer vaktin e mëngjesit mundohuni të vini zilen e zgjimit disa minuta para, në mënyrë që të hani me qetësi.

Ngrënia e një fruti, dy biskotave apo diçkaje të vogël, nuk është aspak e shëndetshme. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm, frutave të stinës shtojuni qumësht ose kos, feta biskota me marmalatë, ose pak bukë. Një mëngjes i tillë përmirëson edhe aparatin tretës.

Ngrënia shumë shpejtë apo shumë vonë në mëngjes, në të dyja rastet është një gabim i rrezikshëm. E rëndësishme është që të hani mëngjes me qetësi dhe brenda një ore nga zgjimi në mënyrë që të garantoni energjitë e domosdoshme dhe të ndiheni të ngopur. Mbi të gjitha qysh në zgjim pini një gotë ujë, në mënyrë që të pastroni organizmin dhe ta mbani të hidratuar.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
A eshte Xhenseni viagra e re?

  Xhenseni është bima e cila në mjekësinë kineze me shekuj përdoret si afrodiziak, ndërsa hulumtimi i ri i shkencëtarëve...

Close