|E martë, Dhjetor 12, 2017

Dopingu, Gjoza: Jemi të pastër përgjegjës trajneri Luan Shabani . 

gjozaTiranë – Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza  në një lidhje telefonike  ka treguar se ka udhëtuar në drejtim të Greqisë bashkë me sekretarin e Federatës, për të takuar trajnerin e peshëngritësve shqiptarë të cilët pas testin A kanë rezultuar se kanë përdorur doping.

Ai shprehet se Shabani ka mohuar t’u ketë dhënë medikamente, apo vitamina, por sipas tij të gjitha këto vitamina do t’i merrnin nga vetë trajneri kombëtar.

“Kam udhëtuar drejt Athinës së bashku me sekretarin e federatës, për të takuar trajnerin. Jemi takuar në 08:00 të mëngjesit, deri në orën 10:00. i kam kërkuar me detaje korrekte problemi e sportistëve për testin A me substance të ndaluar. Ai më ka thënë se nuk kanë marrë asnjë lloj medikamenti, apo vitamina. Por të gjitha këto vitamina do t’i merrnin nga vetë trajneri kombëtar. Ky ishte qëndrimi për këtë fazë nga trajneri Luan Shabani.”- tha Gjoza.

Gjoza: Nëse është përdorur, sportistët s’e kanë marrë padashje
Më tej Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, tregon se gjatë takimit me trajnerin Luan Shbani i ka kërkuart ë dijë arsyen se si është e mundur që kanë dalë tre sportistë shqiptarë pozitivë dhe pse jo sportistët grekë, të njëjtat vitamina që ka marrë ekipi shqiptar ka marrë dhe ekipi grek.

“Momentalisht jemi në këtë fazë ku vet sportistët dhe trajneri janë të pafajshëm. Përgjegjës për vitaminat i ka vetëm trajneri, vetëm ai ka pasur përgjegjësinë për të marrë këto masa. Në rast se kjo substancë është e përdorur, nuk është e hedhur, në gjell apo gjera të tjera, këtu ka përgjegjësi. Në takimin e sotëm jam shprehur teksualisht: kanë dalë tre sportistët shqiptarë, pse jo sportistët grekë. Të njëjtat vitamina që ka marrë ekipi shqiptar ka marrë dhe ekipi grek. Ai më siguroi që nuk ka përdorur asnjë medikament të ndaluar.”- u shpreh Elez Gjoza.

Gjoza:Jemi të pastër,nëse ka doping përgjegjës Luan Shabani
Nëse edhe testi B do të rezultonte pozitiv për tre peshëngritësit shqiptarë, Prsidenti i FSHP-së, Elez Gjoza sheh si përgjegjës, trajnerin e tyre Luan Shabanin.
“Nëse del testi B, i pari me Romela Begajn, më pas me Pulakun e Godellin. Trajneri Luan Shabani mban përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur me ekipin kombëtar. Ai ka stërvitur dy kombëtaret tona në një palestër. Për shkak të kushteve tona i kemi dërguar në Greqi.”- shprehet Gjoza.

Gjoza: E shoh me dyshim testin A, ndjek nga afër testin B
Më tej gjatë lidhjes telefonike për A1 Report, Gjoza ka shprehur rezerva për rezultatin e testit A, ndërsa ka deklaruar se do të ndjekë nga afër edhe testin B që do të zhvillohet në Budapest.

“Ne jemi vend i vogël, tre medalje të arta janë të mëdha. Mendojini se çfarë bëhet me testet anti-doping. Në fillim ka pasur dyshime për Luan Shabanin sepse ai ka pasur precedent në këto raste. Do udhëtoj në Budapest ku do ndjekim analizat e testit B. sportistët janë të pafajshëm, në këtë rast. Ata nuk kanë marrë asnjë lloj vitaminë pa urdhrin e trajnerit Luan Shabani. Të presim Testin B, është një fenomen i dënueshëm. Dhe në Kazakistan kemi qenë në unitet. Gjërat do dalin në shesh shumë shpejt.”- theksoi Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza në lidhjen telefonike.

alb365.com/A1 report

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Reuters: Kerry në Shqipëri për të inkurajuar reformat e anti-korrupsionit

Tiranë - Vizita e Sekretarit Amerikan të...

Close