|E martë, Dhjetor 12, 2017

Dopingu, Hysen Pulaku dyshohet të ketë dalë pozitiv. 

pulakuTiranë – Vetëm disa ditë pas lajmit se Kampionia e botës në peshëngritje, Romela Begaj kishte rezultuar pozitive në testin e parë anti-doping, vjen një tjetër lajm i cili trondit sërish Peshëngritjen Shqiptare. Këtë herë bëhet fjalë për nënkampionin e Europës për moshën nën 23 vjeç, Hysen Pulaku.

Peshëngritësi i talentuar elbasanas dyshohet se ka rezultuar pozitiv në testin e parë anti-doping edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Federata e Peshëngritjes. Burime pranë ‘Panorama Sport’ kanë mundur të konfirmojnë se dyshohet për Hysen Pulakun i cili mund të jetë kështu zhgënjimi radhës në këtë sport.

Në kampionatin e 23-të europian për U- 23 që u zhvillua në Limasol të Qipros, Pulaku fitoi tri medalje: dy argjendi dhe një medalje ari. Në shkëputje, 22-vjeçari do të nderohej me vendin e dytë kontinental; kampion Europe në stilin e shtytje dhe në dygarësh merr medaljen e argjendtë me 369 kg të ngritura në total. Në stilin e shkëputjes Pulaku ka qenë superior në të tria provat. Vetëm një ditë më parë këtij sportisti iu akordua nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit dhe një certifikatë “Mirënjohje e Qarkut Elbasan”, e cila iu dorëzua nga kreu i këtij qarku, Eugen Isaji.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Moody’s: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme.

    Tiranë - Agjencia e Vlerësimit...

Close