|E martë, Dhjetor 12, 2017

Dopingu i peshëngritësve, grekët: Shqipëria të japë fakte! 

godelliGreqi – Qëndrimi i Federatës Greke të Peshëngritjes ka ardhur nëpërmjet përgjegjësit të zyrës për shtyp, Tasou Papakristou, për të përditshmen greke “gazetta.gr”, ndërsa presidenti i Federatës Greke të Peshëngritjes, Pirro Dhima, ndodhej në seancë plenare në parlament: “Kombëtarja e Shqipërisë erdhi në Greqi për dy muaj në periudhën e verës dhe zhvilloi një fazë përgatitore të përbashkët me ekipin kombëtar grek. Për dijeni, shpenzimet e qëndrimit të tyre këtu u mbuluan nga vetë pala shqiptare. Se çfarë thonë në këtë moment shqiptarët, kjo është çështje e tyre. Nëse ata disponojnë fakte, atëherë le t’i paraqesin”, ishte reagimi i parë zyrtar i federatës greke, e cila drejtohet nga Pirro Dhima.

I angazhuar këtë mandat edhe në parlamentin grek nën siglën e Partisë së PASOK-ut, Pirro Dhima është zgjedhur gjithashtu anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF), mes tetë anëtarëve.

Pas skandalit të fundit që u përfshi peshëngritja shqiptare lidhur me përdorimin e mundshëm të dipingut në kampionatin e fundit Botëror që u zhvillua rreth një muaj më parë në Kazakistan, sportistë, por dhe përfaqësues të FSHP-së, deklarojnë se nuk kanë përdorur substanca të tilla. Kampioni i botës Daniel Godelli, aktualisht i pezulluar nga Federata Botërore (IWF) pasi rezultoi pozitiv në testin A me substancën e ndaluar stanozolol, ka ironizuar përfshirjen e tij në këtë ‘incident’ nëpërmjet një postimi të tij në rrjetin social “Facebook”.

“Morëm pushkët, dolëm malit të luftonim për atdhe. Ku ta dinim ne të gjorët që armiku ishte me ne”,- shkruan Godelli në “Facebook”.

Në profilin e Daniel Godellit është postuar edhe një foto në shoqërinë e zëdhënësit të federatës Agron Haxhihyseni, sekretarit të Përgjithshëm, Muharrem Berisha, Hysen Pulakut, presidentit të federatës, Elez Gjoza, dhe peshëngritësit tjetër, Endri Haxhihyseni, ku thuhet ‘duke pirë kafe e duke e përballuar situatën më forcë, besim e kurajo, të gjithë bashkë’.

Në njoftimin e Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF) rezultuan pozitiv në përdorimin e dipingut edhe peshëngritësit e tjerë shqiptar që morën pjesë në kompeticionin e nëntorit në Kazakistan.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
I burgosuri i kërkon falje gjykatësit me këngën “Sorry” të Adeles (video)

I dënuari 21 vjeçar ka zgjedhur një...

Close