|E diel, Gusht 20, 2017

Dorehiqet live kryetari i zyres se shtypit ne Shtepine e Bardhe. 

ap_jay_carney_121203_WMAIN    USA – Pas më shumë se tre vitesh punë si kryetar i Zyrës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jay Carney vendos të japë dorëheqjen. Obama bëri publik vendimin surprizë të Carney gjatë një ndërhyrjeje kur ky i fundit po i përgjigjej një pyetjeje të gazetarëve mbi krizën në Ukrainë.

Presidenti Barack Obama e cilësoi Carney-n si mikun dhe këshilltarin e tij më të ngushtë duke thënë se nuk kemi të bëjmë me një pushim të tij, por me një dëshirë për t’u larguar. Me zërin e emocionuar, Obama tha Carney do të qëndrojë në detyrë deri në mes të qershorit.

“Jay u bë një nga miqtë e mi më të ngushtë dhe një Sekretar Shtypi e këshilltar i mrekullueshë, Ka një gjykim të mirë, një temperament të mirë dhe një zemër të mirë dhe mua do të më mungojë shumë. Do të vazhdoj të kërkoj këshilla prej tij si një mik edhe kur ai të jetë me pushime me fëmijët e tij”, tha Obama.

Në ikje të Carney, Obama shtrëngoi duart dhe e përqafoi në shenjë mirënjohjeje për gjithë punën e bërë ndër vite. Obama vuri në dukje se pasardhësi i Carney do të jetë Josh Earnest. 39-vjeçari Earnest ka qenë zëvendësi i tij kryesor dhe ndër më aktivët e zyrës së shtypit të presidentit Obama, madje edhe shoqërues në çdo lëvizje të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Për here të pare degë baleti në shkollën e mesme artisitke rajonale në Fier

Fieri bëhet i vetmi qytet pas Tiranës me një shkollë të mirëfilltë baleti.  Hapja e kësaj dege do t'i japë...

Close