|E shtunë, Maj 27, 2017

E drejta e studimit, reagon PD e Fierit 

Fakti është kokëfortë:
Kanë fituar të drejtë studimi në fazën e parë vetëm 60 maturantë të Fierit. Kujt i përket ky turp?

Matura sivjet duket qartë që ka një problem shumë të madh.
Nëse në shkallë vendi kanë fituar të drejtë studimi 16% e maturantëve, atëherë për Fierin si rreth me peshë në numrin total të maturantëve rreth 10% kandidatët fitues duhet të ishin rreth 20% e aplikantëve.
Por kanë fituar vetëm 2% e tyre.
Të mos kujtojmë këtu që Fieri është qytet me traditë arsimore të paktën prej shumë dekadash.
Shkaqet për një rezultat të tillë mund të jenë vetëm 3:
1- sistemi i përzgjedhjes së kandidatëve për shkollën e lartë është krejtësisht i gabuar dhe i padrejtë, ndaj duhet anuluar menjëherë;
2- matura shtetërore sivjet ka dështuar, është kopjuar në gjithë vendin, ndërsa në Fier jo, ndaj duhet analizuar mirë procesi, u duhet kërkuar ndjesë publike maturantëve fierakë dhe duhen ndëshkuar përgjegjësit;
3- rritja e peshës së notës mesatare të shkollës së mesme është një veprim me pasoja të rënda dhe mesatarja nuk është një kriter i vleshëm, ndaj duhet hequr. Fiktiviteti në notën mesatare dha efekte me pasoja të rënda e të pariparueshme.
Ose të trija së bashku.
Fakti është kokëfortë: kanë fituar të drejtë studimi në fazën e parë vetëm 60 maturantë të Fierit.
Kujt i përket ky turp?

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD https://t.co/BueCpx2x26 via @wwwalb365com
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shokohen mjekët: Ky ilaç shëronë kancerin në zorrë të trashë për vetëm 2 dytë

Kanceri në zorrën e trashë është një nga format  më të rrezikshme midis meshkujve dhe femrave, por, edhe pse ka...

Close