|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

“Drejtuar dashnores së burrit tim”. Letra që po bën namin në rrjetet sociale 

“E dashur zonjë, ju shkruaj për t’ju pyetur se si ju shkoi nëpër mendje të joshnit burrin tim. Ai, një shpirt kaq i brishtë, aq sa nuk ka ditur të thotë “JO”. Ai, me një tru që shpesh i funksionon keq, aq sa ka zgjedhur si vend për të tradhëtuar krevatin tonë.

Ai, kaq i frustruar me avancimin e moshës, aq sa ka nisur të vishet si një djalosh i ri që kur ka njohur atë.Ai, kaq i papërgjegjshëm, aq sa nuk e kuptonte sa qesharak bëhej kur dilte i veshur në atë mënyrë, aspak e përshtatshme për moshën e tij.

Por pas shumë reflektimesh pyes veten si ke arritur të biesh në dashuri me një tip të tillë?!Unë me të do të dashurohesha 30 vite më parë, kur ishim të dy të rinj dhe pa eksperiencë, kur trupi i tij ishte me muskuj dhe mendja e tij brilante dhe plot me iniciativa.

Kur i kalonim netët duke folur dhe bërë dashuri, pavarësisht se ditën tjetër alarmi i zgjimit do të binte herët. Tani ju, e dashur zonjë, jeni “e dashuruar”, nëse po flasim për dashuri, me një burrë rreth të 60-ave, plot me komplekse dhe shenjat e moshës, dukshëm të lodhur, me dëshirën e vetme për t’u ndjerë i ri dhe i pavdekshëm.

Me të pasme të rëna, me rrudha në fytyrë dhe në qafë, me bark, për të cilin kam kontribuuar vetë që të ushqehet siç ai ka dëshiruar…dhe për çfarë zonjë 30-vjeçare? Për seks? Këtë nuk e besoj dot, duke qenë se standardi i tij ka rënë shumë poshtë, e se për çfarë po flas e dinë shumë mirë meshkujt e moshës së tij.Ndoshta je magjepsur nga rrëfimet e tij?

Nuk e besoj e dashur zonjë, sepse e kam kaluar jetën duke punuar për të paguar atë kredi që bashkë, pas mijëra sakrificave, e kemi përfituar për të blerë shtëpinë tonë.

Ndoshta për kapriço, për të bërë një eksperiencë më shumë, një të ndryshme. Sido që të jetë të falënderoj! Sepse më ka hapur sytë”.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja si riparohen pjesët plastike të makinës me uj të nxehtë (video)

Para se të vendosni ta dërgoni veturën për riparim në servis, provoni këtë metodë e cila mund të zgjidhë problemin tuaj. Në këtë video shihet një person i cili hedhë...

Close