|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Drejtuesit e furgonave 8+1 pa punë, kërkojmë licensim (foto e video) 

Fier – Një grup drejtuesish automjetesh furgonë taksi me targa të verdha 8+1 janë grumbulluar para bashkisë  pasi këkrojnë licensimin e tyre për vitin 2016 që të ushtrojnë aktivitetin e tyre konform ligjit .

Drejtoria e Përgjithëshme e Punëve Publike pranë bashkisë Fier nuk po u jep lejën e ushtrimit të profesionit që sipas drejtuesve të automjeteve është e pa drejtë.

Ata pohojnë se ligji parashikon ushtrimin e aktivitetit tyre   deri në fund të vitit 2017 dhe më pas  do të veprojnë ashtu sic e parashikon ligji. Ata thonë se drejtues furgonash që deri dje lejen e mernin në ish komuna  po punojnë ndërsa këta jo. Këtë veprim ata e qujanë të pa drejtë.

Nga ana e sajë Drejtoria e Përgjithëshme e Shërbimeve në bashkinë Fier me shkresën zyrtare datë 11 shkurt  dhe numur protokolli  715 I është drejtuar Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës  duke u këkruar  leje se si do të veprojnë  me drejtuesit e furgonave taksi 8+1 pasi  nuk mund ti licensojnë për 6 muaj dhe ata taksat ti paguajnë për një vit.

Deri në ardhje të një përgjigje nga kjo ministri  automjetet furgona taksi 8+1 do rrinë pa punë.

vlcsnap-2016-02-15-11h34m32s130 vlcsnap-2016-02-15-11h34m47s24 vlcsnap-2016-02-15-11h34m56s120 vlcsnap-2016-02-15-11h35m14s11

????

????

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Grupi Parlamentar i PD-së bojkoton Kuvendin 10 ditë

Tiranë - Grupi Parlamentar i PD-së i mbledhur rreth orës 11: 30 minuta vendosi bojkotimin për 10 ditë të punimeve...

Close