|E mërkurë, Shkurt 21, 2018

Droga/ Arrestohet bossi shqiptar me 2 nipërit (emra dhe fotot) 

Itali – Një tjetër grup i strukturuar kriminal shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Policia e Viçencës ka çuar prapa hekurave  10 persona, përfshi këtu edhe kokën e bandës, Ahmet Balla, 39 vjeçar.

Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe dy nipat e tij, vëllezërit Mario dhe Sabrino Kërtusha, të cilët kishin dhe detyrën e “krahut të djathtë” ose më saktë të përsonave që udhëtonin në Spanjë apo në disa provinca të Lombardisë për të marrë marijuanë dhe kokainë, me qëllim shitjen e saj në tregun e qytetit të Viçencës.

Operacioni për goditjen e këtij grupit të rrezikshëm u quajtu “Puppet” (Marioneta) pasi kjo ishte njëra ndër fjalët kyçe që trafikantët përdornin për drogën, në mënyrë që të mos gjurmoheshin kollaj përmes përgjimeve telefonike.

Dy gra ishin gjithashtu pjesë e grupit. Për të zbuluar bandën, dëshmoi një klient i rrahur për shkak të borxhit për drogën.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ajo po bënte sex me një “tigër” .

Andrew Holland, një shofer autobusi...

Close