|E diel, Tetor 22, 2017

Drogë në prapanicë, ja si e fusnin gardianët në qeli 

Fier – Arrestohen në flagrancë dy punonjës të burgut Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas burimeve te informacionit nga burgu i sigurise larte ne Fier  mesohet se dy gardianet e ndaluar lenden narkotike e fshihnin duke e futur ne prapanice ne kohen qe shkonin ne pune , pra ne burgun e sigurise lart ne Fier. Me pas kur gjenin orarin e pershtatshem ata benin edhe shperndarjen e saje tek personat qe kishin dhene porosine.  Po si pas ketyre burimeve mesohet se sekreti i dy gardianeve eshte zbuluar nga nje i burgosur  i cili me pare ka qene bleres tek dy gardianet i lendes narkotike hashash. Me mjete apeciale hetimi ata jane mbajtur nen pergjim e me pas eshte vertetatuar se dy gardianet fusnin lende narkotike ne burg duke e fshehur ate ne prapanice , pohuan burimet e informacionit nga ky burg per alb365.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me I.E.V.P. Fier, beri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mëposhtëm: 1.Ledio P 21 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. 2.Lusiano R 26 vjeç, banues në Cakran, Fier.(Të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier).

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Qëllon me armë nga lokali, arrestohet

Fier - Qëllon me armë zjarri në drejtim të një lokali duke shkaktuar dëme materiale, policia arreston në flagrancë autorin e...

Close