|E hënë, Shtator 25, 2017

Dueti – ‘Voodoo Love’, Ermal Meta me Jarabo de Palo 

Kantautori shqiptar Ermal Meta, fitues i çmimit të tretë në Festivalin e këngës italiane ‘Sanremo 2017’ dhe i çmimit të kritikës “Mia Martini” sapo ka nxjerrë në tregun diskografik videoklipin e këngës së tij të re “Voodoo Love”, në duet me këngëtarin spanjoll Jarabo de Palo.

Kjo këngë është marrë nga albumi shumë i vlerësëuar i tij “E ndaluar të vdesësh”, i publikuar më 2017.

Magjia e dashurisë që ndizet mes dy personave, alkimi emocionesh, spontanitet ndjenjash mbërthyer me romantizmin e detit, është “Voodoo Love” e Ermal Metës.

Titulli i kësaj kënge frymëzohet nga fjala Voodo, e huazuar nga besimi fetar afrikan Vudu, një nga më të vjetrit në botë i përdorur në zhargonin e përditshëm për të epitetizuar në mënyrë figurative magjinë e emocioneve që përfshijnë shpirtin. Kënga e Ermal Metës vjen në duet me këngëtarin spanjoll Jarabo de Palo, një stimë reciproke që lidh dy artistët e që i ka bashkuar në këtë projekt të ri. Jarabo De Palo u bë i njohur më vitin 1997 me këngën e tij “Dipende” duke konfirmuar këngë pas kënge e album pas albumi suksesin në tregun e diskografisë botërore.

Kantautori Ermal Meta sapo ka përfunduar turin e tij muzikor në Itali i cili pritet të vlerësohet më 28 shtator si turi muzikor i vitit 2017. Më pas kantautori shqitpar do të nisë turin muzikor në Europë e në Kanada me 12 tapa në qytetet Lugano, Berlin, Amsterdam, Colonia, Bruksel, Paris, Londër, Dublin, Barcelonë, Madrid, Majemi, Toronto. Pak ditë më parë Ermal Meta u bë protagonist i një tjetër ngjarje të rëndësishme në jetën e tij. Ai mori pagëzimin apostolik të Papa Françeskut, event që e ka komentuar “se ndjehet vërtet i bekuar”.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nishani – 11 shtatori data e zgjedhjeve për Bashkinë Dibër

Tiranë - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë Dibër. Kreu i...

Close