|E premte, Dhjetor 15, 2017

Dule : Kualicioni qeverisës me problematika. 

vangjel-dule17Korçë – Kreu i PBDNj Vangjel Dule teksa ka zhvilluar një takim me strukturat në Qytetin e Korçës ka analizuar edhe koalicionin qeverisës, duke theksuar se ai është ende larg përmbushjes së asaj që presin qytetarët.

Duke theksuar se bashkëpunimi me PS ka problematikën e vet, kreu i PBDNJ tha se ka hapësira për të ndrequr gabimet e deritanishme të koalicionit.

Nga ana tjetër Dule është shprehur se PBDNJ është në momentin e diskutimit dhe më tej të përzgjedhjes së kandidaturave në 61 njësitë e reja bashkiake ndërsa sipas tij midis tyre ka kandidatura të denja që mund të përfaqësojnë në mënyrë konkuruese dhe fituese edhe vetë koalicionin.

I pyetur lidhur me emrat konkretë dhe numrin e njësive që do të kërkojnë në zgjehdjet e këtij viti, lideri i PBDNJ ka preferuar të jetë i rezervuar, duke u shprehur se komunikimi do të bëhet pasi të jenë marë vendime, qoftë të kandidimit së bashku me forca të tjera politike, qoftë më vete.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Prangosen 3 shtetas për vepra të ndryshme penale

  Fier - Nga Specialistët e Seksionit...

Close