|E hënë, Korrik 24, 2017

Dy femra marin pernge 11 vjecaren per nje celular. 

lushnjeLushnje – Policia e Lushnjës ka vënë në pranga dy femra ( motra mes tyre ), pasi kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një vajzë të mitur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Merita Prosheva 22 vjeç dhe Majlina Lena 30 vjeç kanë mbajtur një orë peng në banesë 11-vjeçaren me iniciale K.C., pasi mendonin se ajo u kishte vjedhur një celular.

Sipas policisë, dy të arrestuarat kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur, për ta detyruar të tregonte se ku e kishte fshehur celularin.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë pikasur gjithë ngjarjen duke lajmëruar dhe policinë. Kjo e fundit ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë edhe dy gratë, njëra prej të cilave rezulton të jetë e martuar dhe nënë e një fëmije. Pas arrestimit në flagrancë, materialet i kaluar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnjë, ndërsa mbi dy motrat rëndon vepra penale e “Heqjes së paligjshme të lirisë”, e parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
WhatsApp lanson enkriptimin “end-to-end” për 1 miliard përdorues

Ky është një projekt i sigurisë, që ka zgjatur një vit e gjysmë për t’u kompletuar, dhe gjiganti i mesazheve...

Close