|E shtunë, Tetor 21, 2017

Dy ne pranga dhe një nën hetim të lirë në 24 orë. 

arrestim - policia e kosoves - ilustrim2-1381046392    Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen/ndalohen 3 shtetas dhe procedohen 1 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme
Më datë 14.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u arrestua në flagrancë i shtetasi Blerim Hatija, vjec 31, banues në Kallm i Madh Fier.Arrestimi I tij u bë për veprat penale ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit pa leje drejtimi”, parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal, sepse më datë 14.06.2014, rreth orës 19.30, në autostradën Fier-Lushnjen në afsi të fshatit Vajkan Fier, duke drejtuar mjetin e tij motoçikletë tip “LONÇIN”, pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi, i ka prerë rrugën dhe është përplasur me mjetin autoveturë tip “VOLSVAGEN”.Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i motocikletës dhe bashkëshortja e tij të cilët u dërguan në Spitalin Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Më datën 14.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bajram Hysaj, vjec 54 banues në Fier.Arrestimi në flagrancë për këtë shtetas u bë sepse më datë 14.06.2014, rreth orës 09.15, është kapur ne flagrancë duke udhëtuar me mjetin e tij motorçikletë tip “Linfan”, me targa FR758B dhe i pa paisur me leje drejtimi përkatëse. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.

Më datë 14.06.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E.V., vjec 23, banuese në Mbrostar Fier, punonjëse në një fabrikë lëkure.Procedimi filloi për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, sepse më datë 14.06.2014, rreth orës 15.30, në vendin e punës ka përdorur një petrogaz për djegjen e spangove të këpucëve, ku për pasojë ka plasur bombola e gazit dhe kjo shtetase ka pësuar djegje të lehta të këmbëve dhe durarve. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Adel i kthehet të zezës (fotot)

Ajo është një këngëtare dhe një tekstshkruese e zënë, dhe poashtu është nënë e një fëmije. Por, Adele gjen kohë...

Close